Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave: “Reparti Pompier Ushtarak” u themelua në 1931

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka publikuar dokumentin e themelimit në vitin 1931 të “Repartit Pompier Ushtarak” për shuarjen e zjarreve

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka publikuar dokumentin e themelimit në vitin 1931 të “Repartit Pompier Ushtarak” për shuarjen e zjarreve, nisur edhe nga situata me zjarret që po kalon Shqipëria, ku mijëra hektarë pyje, kullota, stane dhe shtëpi janë djegur gjatë këtyre ditëve, dhe shumë të tjera janë shpëtuar falë përkushtimit dhe punës në terren të pjestarëve të FA, punonjësve zjarrfikës, etj.

Postimi i plotë

Heronjtë e heshtur. ????????

Prej më shumë se një jave vendi ynë po kalon një situatë të vështirë për shkak të zjarreve, të cilat janë përhapur në disa territore të vendit.
Një 64 vjeçar humbi jetën në përpjekje për të shuar flakët në vreshtin e tij, ndërsa një efektiv i Forcave të Armatosura ndodhet në spital për shkak të plagëve të marra gjatë aksioneve për shuarjen e zjarreve.

Mijëra hektarë pyje, kullota, stane dhe shtëpi janë djegur gjatë këtyre ditëve, dhe shumë të tjera janë shpëtuar falë përkushtimit dhe punës në terren të pjestarëve të FA, punonjësve zjarrfikës, etj.

Janë pikërisht këta të fundit “heronjtë e heshtur” që përballen të parët me zjarret, e duke qenë se kapacitetet e vendit tonë për të përballuar këto situata janë modeste, puna e tyre bëhet edhe më e vështirë.

Në mirënjohje të punës së tyre në vite, sot AQSH publikon dokumentin e themelimit në vitin 1931 të “Repartit Pompier Ushtarak” për shuarjen e zjarreve.

MEPJ: Dënojmë përdhosjen e flamurit të Izraelit në Tiranë nga protestues të maskuar, akt i turpshëm që nxit urrejtje

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme reagoi sot duke dënuar me forcë heqjen dhe përdhosjen e flamurit të Ambasadës…

Global 360

SHBA-ja dhe Irani shpallin marrëveshje kornizë për paqen, pritet rihapja e Ngushticës së Hormuzit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani kanë njoftuar arritjen e një marrëveshjeje kornizë për paqen, e cila pritet të…

Diplovista

Rama për “Associated Press”: Ende s’ka projekt për Zvërnecin, ka shumë ‘gjysmë të vërteta’ që po bëhen gënjeshtra gjithnjë e më të mëdha

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Associated Press (AP), theksoi se do të ecë përpara me projektin luksoz, i…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

MEPJ: Dënojmë përdhosjen e flamurit të Izraelit në Tiranë nga protestues të maskuar, akt i turpshëm që nxit urrejtje

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme reagoi sot duke dënuar me forcë heqjen dhe përdhosjen e flamurit të Ambasadës…