Doganat e Shqipërisë dhe Kosovës, bashkëpunim për patrullime të përbashkëta dhe shkëmbim informacioni

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Fation Shehu, zhvilloi një takim dypalësh me homologun e tij nga Kosova, Agron Llugaliu, ku në fokus ishte forcimi i bashkëpunimit mes dy administratave doganore.

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Fation Shehu, zhvilloi një takim dypalësh me homologun e tij nga Kosova, Agron Llugaliu, ku në fokus ishte forcimi i bashkëpunimit mes dy administratave doganore.

Takimi shërbeu për të diskutuar ecurinë e bashkëpunimit dhe identifikimin e hapave konkretë për zgjerimin e tij, me synim administrimin më efikas doganor dhe lehtësimin e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve.

Vëmendje e veçantë iu kushtua intensifikimit të bashkëpunimit operacional, përmes organizimit të patrullimeve të përbashkëta në kufirin e gjelbër, si një instrument për rritjen e koordinimit dhe efektivitetit të kontrolleve.

Gjithashtu, dy drejtuesit diskutuan për forcimin e shkëmbimit të informacionit dhe komunikimit online mes strukturave përgjegjëse për monitorimin dhe menaxhimin e riskut, me qëllim evidentimin në kohë të problematikave dhe reagimin e koordinuar ndaj tyre.

Në takim u vlerësua edhe rëndësia e zgjerimit të bashkëpunimit në fushën e sistemeve informatike dhe logjistikës, për të përmirësuar ndërveprimin mes administratave, modernizuar proceset dhe rritur kapacitetet institucionale.

Në përfundim, Shehu dhe Llugaliu riafirmuan vullnetin për të vijuar dialogun dhe bashkëpunimin e ngushtë, duke synuar kthimin e çështjeve të diskutuara në iniciativa konkrete në interes të dy administratave doganore dhe operatorëve ekonomikë.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Doganat e Shqipërisë dhe Kosovës, bashkëpunim për patrullime të përbashkëta dhe shkëmbim informacioni

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Fation Shehu, zhvilloi një takim dypalësh me homologun e tij nga Kosova, Agron Llugaliu, ku…

Global 360

Begaj me Shiroka-Pulën: Kosova meriton një qasje të re nga BE-ja!

Në nisje të punimeve të Samitit të Procesit të Brdo-Brijunit në Ohër, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilloi…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani në një cikël të ri historik: reformat, zhvillimi dhe mundësitë për Shqipërinë

Marrëdhëniet ndërmjet Kazakistanit dhe Shqipërisë kanë tashmë një bazë diplomatike prej më shumë se tri dekadash

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia