Rama: Momenti për të investuar në prona, vlera do të shumëfishohet me hyrjen në BE

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se ndërhyrjet në infrastrukturën dhe hapësirat publike kanë ndikuar në rritjen e vlerës së pronave në Tiranë, duke theksuar rolin e investimeve në përmirësimin e qytetit.


Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se ndërhyrjet në infrastrukturën dhe hapësirat publike kanë ndikuar në rritjen e vlerës së pronave në Tiranë, duke theksuar rolin e investimeve në përmirësimin e qytetit.

Gjatë podkastit “Flasim”, kryeministri Rama u ndal në rëndësinë që ka për vendin sektori i ndërtimit, ndërsa u shpreh se është fakt se nuk ka një krizë të ndërtimit në Shqipëri apo në Tiranë.

“Mund të them se një nga gjërat për të cilat kam luajtur një rol është rritja e vlerës së pronës në Tiranë, që kur si kryetar bashkie fillova t’i pikturoj edhe t’i rregulloj trotuaret, të vendos dritat, sepse që atëherë fillon të rritet vlera e pronës. Po ta llogarisësh sa ka qenë prona kur unë kam filluar punë si kryetar bashkie dhe sa është sot, mund të shpjegoj se çfarë ka ndikuar dhe çfarë impakti ka lyerja e pallateve në Tiranë. Vetëm një lyerje e pallatit, rrit vlerën direkt”, u shpreh Rama.

Ai solli në vëmendje edhe ndryshimin e mundësive për zhvillimin urban, duke iu referuar projekteve të realizuara nga arkitektë të njohur ndërkombëtarë.

“Atëherë ato mundësi ishin që të bënim ndryshimin me bojë mbi fasadë. Sot janë krijuar mundësitë që bëhen ndryshime me arkitektët më të mëdhenj të botës, që i japin një vizibilitet të jashtëzakonshëm Shqipërisë. Përpara tre ditësh fitoi në Festivalin Botëror të Arkitekturës një projekt i Tiranës, i bërë nga një prej studiove më të mëdhaja ndërkombëtare sot”, tha Rama.

Kryeministri u ndal edhe te tregu i ndërtimit dhe politikat e strehimit, duke theksuar se në Shqipëri nuk ka një krizë të ndërtimit dhe se ligji i ri i strehimit parashikon komponentë të rinj financiarë në mbështetje të çifteve të reja.

“Por përtej kësaj, fakt është që nuk ka, fatmirësisht, një krizë të ndërtimit në Shqipëri apo në Tiranë. Me ligjin e ri të strehimit ne kemi futur disa komponentë të rinj financiarë që do të ndihmojnë ata që nuk arrijnë dot të marrin një shtëpi me qira, që nuk arrijnë dot të blejnë një shtëpi e të tjera”, shtoi Rama.

“Shqipëria sot dhe derisa të hyjë në Bashkimin Europian është vendi ku edhe një gurë po pate mundësi ta blesh, blije. Çdo gjë në këtë vend, çdo lek që hidhet do të shumëfishohet në momentin që ne do hyjmë në BE. Është një vend që ka një potencial të jashtëzakonshëm, por tani është momenti për të investuar, sepse sepse vlerat do rriten në mënyrë eksponenciale”, u shpreh Kryeministri.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Momenti për të investuar në prona, vlera do të shumëfishohet me hyrjen në BE

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se ndërhyrjet në infrastrukturën dhe hapësirat publike kanë ndikuar në rritjen e vlerës së…

Global 360

Begaj me Shiroka-Pulën: Kosova meriton një qasje të re nga BE-ja!

Në nisje të punimeve të Samitit të Procesit të Brdo-Brijunit në Ohër, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilloi…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani në një cikël të ri historik: reformat, zhvillimi dhe mundësitë për Shqipërinë

Marrëdhëniet ndërmjet Kazakistanit dhe Shqipërisë kanë tashmë një bazë diplomatike prej më shumë se tri dekadash

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Momenti për të investuar në prona, vlera do të shumëfishohet me hyrjen në BE

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se ndërhyrjet në infrastrukturën dhe hapësirat publike kanë ndikuar në rritjen e vlerës së…