UN Women në Shqipëri vlerëson 13 profesionistë dhe aktivistë për kontributin në luftën kundër dhunës ndaj grave

Organizata UN Women në Shqipëri, së bashku me partnerët, çelën sot fushatën e 16 Ditëve të Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave.


Organizata UN Women në Shqipëri, së bashku me partnerët, çelën sot fushatën e 16 Ditëve të Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave.

Me këtë rast, 13 profesionistë dhe aktivistë nga sektorë të ndryshëm u vlerësuan për kontributin e tyre në parandalimin dhe adresimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave në Shqipëri.

Gjatë aktivitetit, prokurori Françesk Ganaj përcolli një mesazh mbi përgjegjësinë e institucioneve të drejtësisë në mbrojtjen e grave që përballen me dhunën.

“Sa e sigurt është ajo grua të kthehet në shtëpi sot? Kjo është pyetja që duhet t’i bëjmë ne prokurorët vetes”, ishte mesazhi i tij.

Në aktivitet morën pjesë zëvendëskryeministrja Albana Koçiu, ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, koordinatorja e përhershme e OKB-së në Shqipëri, Ingrid Macdonald, ambasadori i Suedisë, Niklas Ström, si dhe përfaqësues të institucioneve, shoqërisë civile dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Koçiu u shpreh se “dhuna ndaj grave dhe vajzave nuk nis gjithmonë me një goditje. Shpesh nis aty ku zgjedhim të heshtim dhe të tolerojmë”.

“16 Ditët e Aktivizmit janë një rikujtesë se lufta kundër dhunës nuk është vetëm një kauzë e grave dhe as një angazhim që zgjat 16 ditë, por një përgjegjësi e përbashkët dhe një përpjekje e përditshme e gjithë shoqërisë.

Detyra jonë është të ndërtojmë një Shqipëri ku asnjë grua apo vajzë të mos detyrohet të zgjedhë mes lirisë dhe sigurisë. Një vend ku ëndrrat, mundësitë dhe ambiciet e tyre nuk kufizohen nga frika e dhunës. Këtë ua kemi borxh vajzave që po rrisim sot”, tha Koçiu.

Sipas UN Women në Shqipëri më shumë se një në dy gra kanë përjetuar dhunë gjatë jetës së tyre. Për këtë arsye, organizata thekson rëndësinë e një reagimi të koordinuar institucional, në mënyrë që çdo grua dhe vajzë që kërkon ndihmë të ketë akses në mbështetje, mbrojtje dhe drejtësi.

Fushata zhvillohet me mbështetjen e Suedisë, përmes Programit të Përbashkët të OKB-së për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave, në bashkëpunim me shoqërinë civile.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

UN Women në Shqipëri vlerëson 13 profesionistë dhe aktivistë për kontributin në luftën kundër dhunës ndaj grave

Organizata UN Women në Shqipëri, së bashku me partnerët, çelën sot fushatën e 16 Ditëve të Aktivizmit kundër Dhunës me…

Global 360

Arabia Saudite e para në botë për shërbimet qeveritare digjitale, përmbush objektivin e Vizionit 2030

Mbretëria renditet e para mes 194 vendeve dhe territoreve të vlerësuara nga OKB-ja për shërbimet qeveritare online dhe ngjitet në…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Liria e besimit nuk mbrohet vetë

Nga kujtesa e Hafiz Sabri Koçit te përgjegjësia për të ndërtuar institucione

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

UN Women në Shqipëri vlerëson 13 profesionistë dhe aktivistë për kontributin në luftën kundër dhunës ndaj grave

Organizata UN Women në Shqipëri, së bashku me partnerët, çelën sot fushatën e 16 Ditëve të Aktivizmit kundër Dhunës me…