Kumbaro: 67,95 miliardë lekë buxhet për Arsimin në 2027, zgjerohet mbështetja financiare për studentët

Ministria e Arsimit do të administrojë për vitin 2027 një buxhet prej 67,95 miliardë lekësh, ose rreth 748 milionë euro, me një rritje prej 4,8% krahasuar me buxhetin e miratuar një vit më parë.


Ministria e Arsimit do të administrojë për vitin 2027 një buxhet prej 67,95 miliardë lekësh, ose rreth 748 milionë euro, me një rritje prej 4,8% krahasuar me buxhetin e miratuar një vit më parë.

Në seancën e sotme në Kuvend ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro tha se “nëse e shohim sektorin e arsimit në tërësi, totali i vitit 2027 është 3,8 miliardë lekë më shumë se buxheti fillestar i 2026-s”.

Sipas saj, kjo është rritja më e madhe që merr arsimi i lartë.

Kumbaro u shpreh se gjithashtu rritet mbështetja financiare për studentët dhe për herë të parë, kjo mbështetje zgjatet edhe në ciklin e studimeve Master.

“Arsimi i lartë merr rritjen më të madhe në vlerë absolute: 14,23 miliardë lekë, afërsisht 157 milionë euro, pra 1,25 miliardë më shumë se në 2026, një rritje prej 9,6%. Bashkë me të ardhurat e vetë universiteteve publike, fondet totale arrijnë 17,5 miliard lekë ose 191 milionë euro. Tarifat e shkollimit kanë mbetur të pandryshuara që nga viti 2018, dhe Pakti për Universitetet na angazhon t’i mbajmë në nivele të përballueshme.Edhe në tarifat që studentët paguajnë, nuk përfaqësojnë koston reale të një programi studimi. Aq sa paguajnë studentët, mesatarisht përfaqëson rreth 8,5% të tarifës reale të studimit, ndërsa buxheti i shtetit mbulon koston më të madhe prej 91,5%”, tha Kumbaro.

Sipas saj, 1 në 2 studentë nga universitetet publike nuk paguajnë tarifë të plotë, nga pjesa që u takon për të paguar.

“Mbi 10 mijë studentë nuk paguajnë fare tarifë, ndërsa mbi 27 mijë studentë paguajnë gjysmë tarife nga ajo që i takon studentit për të paguar. Në vitin 2027, me shtimin e buxhetit për arsimin e lartë, sigurohen rritja e bursës për studentët nga familjet në nevojë, e cila rritet nga 10.000 në 25.000 lekë në muaj, pra rreth 275 euro, dhe për herë të parë vijon edhe gjatë studimeve Master”, theksoi Kumbaro.

Ministrja Kumbaro u shpreh se “kjo paketë mbështetje suporton mbi 11,500 studentë në tri kategori. 5.900 studentë nga familjet në nevojë marrin 25.000 lekë në muaj. 5.500 studentë me notë mesatare 9–10 marrin 10.000 lekë dhe 177 studentë të programeve me përparësi kombëtare marrin 50.000 lekë në muaj, me një ndryshim thelbësor sepse tanimë skema e mbështetjes financiare edhe për studentët e programeve prioritare, zgjerohet edhe në ciklin master”.

Edhe arsimi parauniversitar, vijoi Kumbaro, do të ketë një rritje prej 1 miliard lekë më shumë, ku vëmendje merr arsimi gjithëpërfshirës dhe zgjerimi e financimi me 500 milionë lekë i programit “Pas Shkolle”.

“Një prej nismave më të rëndësishme lidhet me vendosjen e një mësuesi ndihmës për çdo fëmijë me aftësi ndryshe. E kemi pasur këtë raport 1 mësues ndihmës për 4 fëmijë, ndërsa në vitin 2027, e çojmë 1 mësues për 1 fëmijë. Dhe është një program shumë ambicioz, duke pasur parasysh se nga 4,500 nxënës me aftësi ndryshe që kemi pasur në sistemin parauniversitar, për këtë vit shkollor shifra është rritur në 6039 fëmijë me aftësi ndryshe. Programi “Pas shkolle” do të vijojë duke u zgjeruar edhe me dy orë në ditë, duke e shtuar kohën e qëndrimit të fëmijëve në shkollë maksimalisht deri në orën 17:00, por edhe duke ofruar module të reja”, tha ministrja.

Për sa i përket kërkimit shkencor, ministrja Kumbaro tha se është fusha me rritjen më të lartë në raport me vetveten. programi financohet me 2,27 miliardë lekë, afërsisht 25 milionë euro, me një rritje 28,2%.

“Investimet kapitale nga buxheti i shtetit pothuajse dyfishohen, nga 350 në 650 milionë lekë”, tha Kumbaro.

Burimi ATSH

Kumbaro: 67,95 miliardë lekë buxhet për Arsimin në 2027, zgjerohet mbështetja financiare për studentët

Ministria e Arsimit do të administrojë për vitin 2027 një buxhet prej 67,95 miliardë lekësh, ose rreth 748 milionë euro,…

Global 360

Haga vendos sot për Thaçin dhe katër të bashkëakuzuarit e tjerë për “pengim të drejtësisë”

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe katër të bashkëakuzuarit e tij do të përballen sot me vendimin e Gjykatës Speciale…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Kumbaro: 67,95 miliardë lekë buxhet për Arsimin në 2027, zgjerohet mbështetja financiare për studentët

Ministria e Arsimit do të administrojë për vitin 2027 një buxhet prej 67,95 miliardë lekësh, ose rreth 748 milionë euro,…