
“Payday Activities”, Wendt: Traditat më të mira janë ato që bashkojnë njerëzit
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt prezantoi së fundmi në Ambasadë “Payday Activities”, një traditë krenare e ushtrisë së Shteteve të Bashkuara.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt prezantoi së fundmi në Ambasadë “Payday Activities”, një traditë krenare e ushtrisë së Shteteve të Bashkuara.
Ambasadori Wendt theksoi se Prej Luftës Amerikane për Pavarësi e deri më sot, traditat më të mira janë ato që i bashkojnë njerëzit”.
“Duke u mbledhur si një ekip në Ambasadë, u uruam mirëseardhjen kolegëve të rinj, nderuam ata që po largohen dhe vlerësuam anëtarët e ekipit që kanë bërë edhe më shumë seç u kërkonte detyra”, u shpreh ambasadori Wendt.
Ambasadori vlerësoi se “çdo ditë, ky grup i jashtëzakonshëm punon së bashku për t’i bërë Shtetet e Bashkuara dhe Shqipërinë më të forta, më të begata dhe më të sigurta”.
Burimi ATSH


















