Salla: 5.3 miliardë lekë për skemën kombëtare, 100 milionë më shumë mbështetje për fermerët

Projektbuxheti 2027 garanton më shumë mbështetje për fermerët, prodhimin vendas, investimet dhe sigurinë ushqimore, për një bujqësi moderne, konkurruese dhe gjithnjë e më pranë standardeve të Bashkimit Europian.


Projektbuxheti 2027 garanton më shumë mbështetje për fermerët, prodhimin vendas, investimet dhe sigurinë ushqimore, për një bujqësi moderne, konkurruese dhe gjithnjë e më pranë standardeve të Bashkimit Europian.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla bëri të ditur sot se për vitin 2027 është planifikuar një buxhet prej rreth 18 miliardë lekësh për këtë ministri, ose 10% më shumë se buxheti fillestar i vitit 2026.

Salla theksoi se ky buxhet vendos në qendër fermerin, prodhimin vendas, sigurinë ushqimore dhe modernizimin e bujqësisë shqiptare në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Zhvillimi rural, sipas tij, mbetet prioriteti kryesor me 8.4 miliardë lekë, ku 5.3 miliardë lekë janë planifikuar për skemën kombëtare të mbështetjes me një rritje prej 100 milionë lekësh krahasuar me buxhetin fillestar të skemës së vitit 2026.

“Më shumë mbështetje direkte për fermerët, investime në ferma, teknologji dhe standarde europiane. Për ujitje, kullimin dhe mbrojtjen nga përmbytjet kemi parashikuar 4.3 miliardë lekë ose 19.3% më shumë se në vitin 2026. Do të vijojmë investimet në rehabilitimin e kanaleve, modernizimin e hidrovoreve dhe mbrojtjen e tokave bujqësore me synimin për të përmirësuar ujitjen, kullimin dhe mbrojtjen nga përmbytjet”, u shpreh më tej Salla.

Po ashtu, Salla u shpreh se siguria ushqimore mbetet një tjetër prioritet me rreth 3 miliardë lekë, ose 3% më shumë se në vitin 2026 për forcimin e kontrolleve, kapaciteteve laboratorike dhe gjurmueshmërinë e produkteve, duke garantuar standarde më të larta për konsumatorët.

Për peshkimin dhe akuakulturën, Salla informoi se janë planifikuar 727 milionë lekë me një rritje prej 25% për modernizimin e sektorit, rritjen e prodhimit dhe mbështetjen eksporteve.

“Me 872 milionë lekë për këshillimin dhe informacionin bujqësor, synojmë të asistojmë fermerët dhe të zhvillohen 16 paketa teknologjike të përmirësuara për të sjellë inovacion dhe ekspertizën më pranë fermerëve. Njëkohësisht do të vijojmë dixhitalizimin e informacionit për tokën bujqësore, ndërsa do të forcojmë dhe kapacitetet institucionale për zbatimin e politikave dhe përmbushjen e detyrimeve të negociatave për Bashkimin Europian”, theksoi Salla.

Buxheti 2027, sipas tij, është një investim në të ardhmen europiane të bujqësisë shqiptare.

“Më shumë prodhim vendas, ferma më konkurruese, siguri ushqimore dhe hapa konkret drejt përmbushjes së standardeve të Bashkimit Europian. Në kuadër të kapitujve 11, 12 dhe 13 të negociatave të anëtarësimit”, shtoi Salla.

Burimi ATSH

Ambasadorja e BE-së: Avokati i Popullit, partner i rëndësishëm në forcimin e llogaridhënies demokratike

Fuqizimi i institucionit të Avokatit të Popullit, mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe roli i institucioneve të pavarura në…

Global 360

Kurti: Udhëheqja e re e Serbisë ta njohë realitetin, Kosova është shtet i pavarur, i njohur nga mbi 120 shtete

Kryeministri Albin Kurti tha se udhëheqja e re e Serbisë duhet ta njohë realitetin e shekullit XXI se Kosova është…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ambasadorja e BE-së: Avokati i Popullit, partner i rëndësishëm në forcimin e llogaridhënies demokratike

Fuqizimi i institucionit të Avokatit të Popullit, mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe roli i institucioneve të pavarura në…