
Shiroka Pula takon shefin e EULEX-it, diskutojnë për sundimin e ligjit dhe sigurinë
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula ka pritur në takim shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Antero Lopes.

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula ka pritur në takim shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Antero Lopes.
Sipas njoftimit të Presidencës së Kosovës, gjatë takimit është theksuar rëndësia e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë për forcimin e sundimit të ligjit, funksionimin e institucioneve dhe garantimin e sigurisë për të gjithë qytetarët.
Presidentja Shiroka Pula ka ritheksuar përkushtimin e institucioneve të Kosovës për forcimin e rendit dhe ligjit, duke vënë theks të veçantë te pavarësia dhe profesionalizmi i institucioneve të drejtësisë.
Ajo ka theksuar gjithashtu rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve.
Takimi është zhvilluar në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe partnerëve ndërkombëtarë në fushën e sundimit të ligjit. /KosovaPress/


















