Rama: Inteligjenca artificiale bekim për Shqipërinë; së shpejti edhe në prokurimet publike

Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot rolin e inteligjencës artificiale (IA) në përshpejtimin e reformave dhe përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Europian.


Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot rolin e inteligjencës artificiale (IA) në përshpejtimin e reformave dhe përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Europian.

Gjatë pjesëmarrjes në “Forumin e Paqes”, që zhvillohet në Musée de l’Homme, në Paris, në kuadër të një bashkëbisedimi kushtuar zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe të ardhmes së brezit të ri, Rama u shpreh se “…ne na takon të zhvillojmë çfarë mundemi sa i takon inteligjencës artificiale. Kemi ministren e parë të inteligjencës artificiale dhe jemi shumë të kënaqur me të. Po përmirësohet dita-ditës”.

Ai nënvizoi se “e transformuam procesin e vjetër të transpozimit të acqui-ve, pra të legjislacionit evropian përmes inteligjencës artificiale. Një sasi pune që për të tjerë para nesh, ka dashur shumë vite që të bëhet. Kroacia ishte një shembull i shkëlqyer, iu desh ende shtatë vjet që ta bënin këtë transpozim duke mobilizuar një ushtri të tërë përkthyesish, hartuesish e juristësh. Ne po e bëjmë më së fundi me shumë shpejtësi”.

Kryeministri bëri të ditur se po punohet edhe për një sistem të prokurimit publik që do të funksionojë përmes inteligjencës artificiale, duke e cilësuar atë si një ndryshim të rëndësishëm për mënyrën e administrimit të këtij procesi.

“Po punojmë për një proces prokurimesh publike plotësisht që kryhet me inteligjencë artificiale. Do të jetë një ndryshim tërësor loje jo vetëm për ne, por për të gjithë të tjerët sepse do të ndihmojë me shumë nga problemet që lidhen me prokurimin publik”, u shpreh Rama.

Sipas tij, teknologjitë e reja përbëjnë një mundësi të rëndësishme për vendet që kanë nisur më vonë proceset e zhvillimit teknologjik.

“Kështu që inteligjenca artificiale është bekim për vende si i yni. Ashtu siç dhe teknologjitë e reja janë të tilla për vende si i yni, që vijnë nga shumë pas e për të cilat inteligjenca artificiale, teknologji të tilla, i ndihmojnë të bëjnë gjëra që në të kundërt nuk do të mund t’i bënim dot”, theksoi Kryeministri.

Rama bëri të ditur se 95% e shërbimeve publike në Shqipëri ofrohen online, ndërsa foli edhe për krijimin e një sistemi të ri digjital, që sipas tij do të ndryshojë marrëdhënien mes qytetarëve dhe institucioneve.

“95% të shërbimeve tona publike i kemi në internet dhe tashmë kemi krijuar atë çka është pasqyra digjitale, që do t’ju shërbejë gjithë qytetarëve e që transformon marrëdhëniet midis qytetarëve dhe institucioneve, tamam si dikush që përdor DHL-në. Pra, gjithkush i kërkon, për shembull shtetit, diçka dhe është tamam si një paketë e DHL-së që ti e kontrollon në çdo pikë nëse po trajtohet, nëse po merret dikush me të e kështu me radhë dhe kjo natyrisht ndihmon dhe me përgjegjësinë për nëpunësit publikë”, deklaroi ai.

Kryeministri solli si shembull edhe Gjermaninë, duke iu referuar vështirësive që mund të hasin administratat e mëdha burokratike në përshtatjen me epokën digjitale.

“Për ne është bekim, për Gjermaninë nuk ishte, sepse siç e shihni që Gjermania e ka të vështirë të përshtatet me këtë epokë të re digjitale, duke qenë se ata kanë pasur “makinerinë” më të jashtëzakonshme burokratike që punonte gjatë gjithë kohës dhe tashmë të kthesh një anije të madhe për ta çuar diku tjetër, është shumë më e vështirë sesa ne atë “motoskafin” tonë që mund të kthehet shumë më shpejt”, përfundoi Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama në pritjen e organizuar nga Macron në Pallatin Élysée

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga mbërritja në pritjen e organizuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në Pallatin…

Global 360

Mattarella: Bashkimi evropian është i paplotë pa Shqipërinë

Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, deklaroi se Bashkimi Evropian do të mbetet i paplotë pa anëtarësimin e Shqipërisë dhe vendeve…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në pritjen e organizuar nga Macron në Pallatin Élysée

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga mbërritja në pritjen e organizuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në Pallatin…