Rama: Kosova, shtet i pavarur. Sa më shpejt që Serbia ta kuptojë, aq më mirë do të jetë për të

Duke folur për Kosovën, Rama nënvizoi se pavarësia e saj është një realitet dhe se njohja e këtij realiteti nga Serbia do të ishte në interes të normalizimit të marrëdhënieve në rajon.


Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria ka qenë gjithmonë një vend paqedashës dhe se gjatë dekadës së fundit është angazhuar aktivisht për nxitjen e bashkëpunimit dhe paqes në Ballkanin Perëndimor, ndërsa e cilësoi normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë si një çështje ende të pazgjidhur.

Gjatë bashkëbisedimit sot në Forumin e Paqes në Paris, Rama u pyet se si mund të kontribuojë Shqipëria në ndërtimin e një paqeje afatgjatë në rajon, veçanërisht në kushtet e tensioneve mes Serbisë dhe Kosovës.

“Për këtë mund të them me krenari që Shqipëria ka qenë gjithnjë vend paqedashës dhe gjatë 10 viteve të fundit jemi përpjekur të jemi shumë aktivë në nxitjen e paqes së bashkëpunimit me të gjithë në rajon”, u shpreh Rama.

Duke iu referuar marrëdhënieve me vendet fqinje, Kryeministri theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe të fqinjësisë së mirë, duke sjellë edhe një shprehje të gjyshes së tij.

“Ka disa gjëra që mund të jesh sa i lirë të duash, por që s’mund të zgjedhësh. E ajo çfarë është më e vështirë nuk zgjedh dot kushërinjtë e fqinjët. Nuk i zgjedh dot as kushërinjtë, as fqinjët. Çështje fati. Fqinjët janë aty ku janë. Do të jenë gjithmonë aty. Nuk do të shkojnë asgjëkundi. Kështu që më mirë të përpiqesh që të shkosh mirë me fqinjin, sepse në të kundërt pastaj gjen bela. Gjyshja ime thoshte: “fqinj i lumtur bën një shtëpi të lumtur”, e kundërta është shumë sfiduese”, tha ai.

Rama vlerësoi se Shqipëria është përpjekur të bëjë gjithçka ka mundur për të nxitur bashkëpunimin rajonal, ndërsa theksoi se situata mes Kosovës dhe Serbisë mbetet një pikëpyetje.

“Jemi përpjekur të bëjmë gjithçka kemi mundur me njëfarë shkalle suksesi. Por sa i takon çështjes për Serbinë dhe Kosovën mbetet një pikëpyetje, sepse edhe në raport me BE-në dhe Serbinë duket sikur gjërat nuk janë më mirë”, u shpreh Kryeministri.

Duke folur për Kosovën, Rama nënvizoi se pavarësia e saj është një realitet dhe se njohja e këtij realiteti nga Serbia do të ishte në interes të normalizimit të marrëdhënieve në rajon.

“Ndërkohë që Kosova është një shtet i pavarur, një shtet që njihet nga shumë vende, ende jo nga të gjithë, nuk ka më kthim pas. Nuk ka asnjë mënyrë për ta kthyer në një fantazi të re serbe”, deklaroi ai.

“Sa më shpejt që serbët të kuptojnë se duhet ta shohin si një fakt jete, aq më mirë do të jetë për ta, sepse nuk do të përndiqen nga kjo fantazmë që nuk po i lë të normalizohen plotësisht sa i takon marrëdhënieve në rajon”, theksoi Kryeministri Rama nga Parisi.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama në pritjen e organizuar nga Macron në Pallatin Élysée

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga mbërritja në pritjen e organizuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në Pallatin…

Global 360

Mattarella: Bashkimi evropian është i paplotë pa Shqipërinë

Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, deklaroi se Bashkimi Evropian do të mbetet i paplotë pa anëtarësimin e Shqipërisë dhe vendeve…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në pritjen e organizuar nga Macron në Pallatin Élysée

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga mbërritja në pritjen e organizuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në Pallatin…