
Turqia dhuron 53 motokultivatorë për fermerët e Tiranës
Ambasadori i Turqisë në Shqipëri, B. Ceyhun Erciyes: “Fermerr”, një nga mbi 700 projektet e realizuara deri më sot nga TIKA në Shqipëri

Në kuadër të projektit “Fermerr”, të realizuar në bashkëpunim ndërmjet TIKA-s dhe Bashkisë Tiranë, me qëllim mbështetjen e fermerëve dhe përmirësimin e kushteve të punës në fermat e vogla, fermerëve ju dorëzuan 53 motokultivatorë.
Në fjalën e tij, Ambasadori i Turqisë në Shqipëri, B. Ceyhun Erciyes, shprehu dëshirën që projekti “Fermerr”, një nga mbi 700 projektet e realizuara deri më sot nga TIKA në Shqipëri, të kontribuojë në lehtësimin e punës së fermerëve, në rritjen e rendimentit nga puna e tyre dhe në përmirësimin e të ardhurave të familjeve të tyre.



















