Malaj: 1,4 miliardë euro mbështetje për pushtetin vendor, detyrimet zbresin në 2,9 miliardë lekë

Ministri i Financave, Petrit Malaj prezantoi sot në Komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat të ardhurat dhe shpenzimet e planifikuara në projektligjin “Për Buxhetin e vitit 2027”.


Ministri i Financave, Petrit Malaj prezantoi sot në Komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat të ardhurat dhe shpenzimet e planifikuara në projektligjin “Për Buxhetin e vitit 2027”.

Gjatë fjalës së tij, Malaj tha se shpenzimet e buxhetit vendor për vitin 2027 parashikohen në masën 114,6 miliardë lekë, ose rreth 1,2 miliardë euro. Ndërkohë, nëse përfshihen edhe transfertat e kushtëzuara për investime dhe projekte të ndryshme, mbështetja totale për pushtetin vendor pritet të arrijë në 137 miliardë lekë, ose rreth 1,4 miliardë euro.

“Shpenzimet e buxhetit vendor për vitin 2027 janë parashikuar në masën e 114,6 miliardë lekë, ose gati 1,2 miliardë euro, nga të cilat 58,6 miliardë lekë janë të ardhura që i gjeneron vetë pushteti vendor dhe 56 miliardë lekë janë të ardhura që vijnë si mbështetje buxhetore nga ana e buxhetit të shtetit. Pra pothuajse gjysma e mbështetjes së pushtetit vendor vjen nga buxheti i shtetit.

Rritja, në krahasim me 2026, është 5% e transfertës së pakushtëzuar që është një rritje e konsiderueshme dhe në qoftë se kësaj rritjeje ne do t’i shtonim edhe transfertën e kushtëzuar, që përfshin pjesën e emergjencave civile, infrastrukura dhe rikonstruksioni i ujësjellësve që bëhen me paratë e buxhetit, ndërtimi apo rikonsuksioni/rehabilitimi i shkollave 9-vjeçare, që po përsëri bëhen nga buxheti i shtetit, në total mbështetja, pra në total shpenzimet e buxhetit vendor do të shkonin në 137 miliardë lekë ose 1,4 miliardë euro për vitin 2027, që përbën 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto”, tha ai.

Ministri nënvizoi se, krahas mbështetjes financiare nga qeveria, bashkitë duhet të punojnë për rritjen e autonomisë financiare, decentralizimin dhe forcimin e kapaciteteve për të gjeneruar më shumë të ardhura nga burimet e tyre.

Malaj u ndal edhe te fondet për procesin e rindërtimit, duke sqaruar se për periudhën 2020-2026 ky proces është financuar tërësisht nga buxheti i shtetit, me një kosto totale të vlerësuar në 1,3 miliardë euro.

Sipas tij, deri tani janë paguar 109 miliardë lekë, ose rreth 1,1 miliardë euro, ndërsa mbeten për t’u financuar rreth 15 miliardë lekë, ose 150 milionë euro.

“Një problem që ekziston me pushtetin vendor janë fondet e rindërtimit. Duhet të sqarojmë që në fillim se i gjithë procesi i rindërtimit nga 2020 deri në 2026 është përballuar 100% me fonde të buxhetit të shtetit, një kosto që në total për buxhetin e shtetit vlerësohet në 1,3 miliardë euro, nga ku nga 2020 deri në 2026 janë paguar tashmë 109 miliardë lekë ose gati 1,1 miliardë euro dhe mbeten për tu financuar nga buxheti rreth 15 miliardë lekë ose 150 milionë euro.

Për 2027, fondet e rindërtimit që ne kemi parashikuar kanë ardhur vërtet në ulje, pra rreth 2 miliardë lekë, për vetë faktin sepse kemi shumë fonde të trashëguara nga vitet e mëparshme. Duke përfshirë fondet e trashëguara dhe plus 2 miliardë lekë, në total fondet për rindërtimin shkojnë në 9,4 miliardë lekë. Pra, fondet e trashëguara janë diku te 7,4 miliardë lekë, ndërkohë që plus buxhetin ekstra që po i japim për 2027, shkojmë me një fond total prej 9,4 miliardë lekë, fonde të cilat në total duhet të shkojnë për procesin e rindërtimit”, tha ai.

Sipas Ministrit, në këtë aspekt duhet që pushteti vendor të punojë më shpejt në mënyrë që të ezaurojë fondet që i janë vënë në dispozicion.

Një tjetër çështje e trajtuar gjatë prezantimit ishte niveli i detyrimeve të prapambetura të pushtetit vendor.

Sipas ministrit Malaj, këto detyrime kanë ardhur në rënie gjatë viteve të fundit. Nga rreth 7,6 miliardë lekë që regjistroheshin 5-6 vite më parë, aktualisht niveli i tyre ka zbritur në 2,9 miliardë lekë.

Malaj theksoi se rreth 90% e detyrimeve aktuale janë krijuar brenda një periudhe më të vogël se një vit.

“Për sa i përket çështjes së detyrimeve të prapambetura, detyrimet e prapambetura ndër vite për pushtetin vendor kanë ardhur në rënie. Vetëm 5-6 vite më parë totali i detyrimeve ka qenë rreth 7,6 miliardë lekë, ndërkohë që sot që flasim kemi një nivel prej 2,9 miliardë lekësh. Ju kujtojmë që vetëm vitin e kaluar, qeveria e mbështeti pushtetin vendor, me aktin normativ të fundit të vitit, me 1,2 miliardë lekë pikërisht për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura. Një gjë vlen për tu theksuar, vërtet 2,9 miliardë lekë janë detyrime të prapambetura, por 90% e këtyre detyrimeve janë më pak se 1 vit të vjetra, pra borxh i vjetër, që do të thotë është borxh i akumuluar përgjatë aktivitetit ekonomik të pushtetit vendor.

Pra, për sa i përket çështjes së përmirësimit të detyrimeve të prapambetura, është një proces që ka një përmirësim të dukshëm dhe që besoj edhe me riorganizimin dhe reformën territoriale që do të bëhet do t’i jepet më shumë mundësi bashkive që të kenë mundësi të shlyejnë detyrimet e prapambetura më shpejt dhe nga ana tjetër të rrisin edhe kapacitet e tyre financiare, në mënyrë që të ofrojnë më shumë shërbime cilësore dhe të rrisin edhe investimet publike”, tha Malaj.

/Burimi ATSH

Rama: Progresraporti i KE-së përcakton një rrugëtim të ri, Shqipëria futet në kilometrin e fundit të negociatave

Kryeministri Edi Rama e cilësoi sot progresraportin e Komisionit Europian për vitin 2026, si më të mirin që Shqipëria ka…

Global 360

Presidentja Shiroka Pula priti në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Zvicrës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Zvicrës, njëherësh kryesues…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Progresraporti i KE-së përcakton një rrugëtim të ri, Shqipëria futet në kilometrin e fundit të negociatave

Kryeministri Edi Rama e cilësoi sot progresraportin e Komisionit Europian për vitin 2026, si më të mirin që Shqipëria ka…