
Sesioni i posaçëm në Francë i Dialogut Global “Qeverisja e Kinës dhe zhvillimi botëror” u mbajt në Lion
Në Lion sesioni i posaçëm në Francë i Dialogut Global “Qeverisja e Kinës dhe zhvillimi botëror”.

Të martën u mbajt në Lion sesioni i posaçëm në Francë i Dialogut Global “Qeverisja e Kinës dhe zhvillimi botëror”. Dialogu u organizua së bashku nga Grupi Mediatik i Kinës, ambasada kineze në Francë, konsullata e përgjithshme kineze në Lion dhe Dhoma e Tregtisë dhe e Industrisë e Lionit.

Drejtori i përgjithshëm i Grupit Mediatik të Kinës (CMG) Shen Haixiong/Foto nga CMG
Drejtori i përgjithshëm i Grupit Mediatik të Kinës (CMG) Shen Haixiong mbajti një videofjalim, ku vuri në dukje që sapo ka përfunduar në Pekin plenumi i pestë i Komitetit të 20-të Qendror të Partisë Komuniste të Kinës (PKK), i cili ka tërhequr vëmendje të gjerë globale. Ky plenum përmblodhi në thellësi arritjet dhe përvojat e forcimit gjithëpërfshirës të disiplinës së Partisë Komuniste të Kinës që nga fillimi i epokës së re dhe bëri rregullime sistematike për përparimin e vazhdueshëm të kësaj kauze.
Ai theksoi se, duke parë prapa në shekullin e kaluar, arritjet e jashtëzakonshme të Partisë Komuniste të Kinës kanë lënë një gjurmë të thellë në historinë e qytetërimit politik njerëzor. Plenumi shqyrtoi historinë më shumë se 100-vjeçare të përpjekjeve të Partisë, duke theksuar se Partia Komuniste e Kinës ka gjetur dy përgjigje për t’i shpëtuar ciklit historik të rendit, kaosit, ngritjes dhe rënies: “mbikëqyrjen e qeverisë nga populli” dhe “vetërevolucionin”. Ky është një krijim unik i Partisë Komuniste të Kinës, i regjistruar përgjithmonë në analet e ndërtimit të partive marksiste.
“Besojmë që plenumi i pestë i Komitetit të 20-të Qendror të PKK-së do të ofrojë njohuri të vlefshme për zhvillimin e partive politike, qeverisjen kombëtare dhe madje edhe përmirësimin e qeverisjes globale, dhe do të sjellë vlera më të çmuara publike në një botë të trazuar,” theksoi Shen.

Thomas San Marco, zëvendëspresident i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Lionit./Foto nga CMG
Thomas San Marco, zëvendëspresident i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Lionit, shprehu mirëseardhje të ngrohtë dhe falënderime të përzemërta për CMG-në dhe konsullatën e përgjithshme të Kinës në Lion për mbajtjen e kësaj veprimtarie në Lion. Ai tha që bashkëpunimi ekonomik dhe tregtar franko-kinez nuk duhet të kufizohet vetëm në shkëmbimet tradicionale tregtare, por duhet të bazohet në zhvillimin afatgjatë. Lioni dhe Kina kanë një histori të gjatë të shkëmbimeve ekonomike e tregtare dhe në vitet e fundit të dyja palët kanë vazhduar të thellojnë bashkëpunimin ekonomik e tregtar në nivel vendor, duke promovuar rregullisht lidhjen ndërmjet bizneseve dhe shkëmbimet industriale.
Burimi CGTN


















