Celibashi: Kodi Zgjedhor të përshtatet me ndarjen e re territoriale, të adresohen rekomandimet e OSBE-së

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, zhvilloi sot një bashkëbisedim me gazetarë në lidhje me zgjedhjet lokale që pritet të mbahen më 9 maj 2027.


Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, zhvilloi sot një bashkëbisedim me gazetarë në lidhje me zgjedhjet lokale që pritet të mbahen më 9 maj 2027.

Gjatë fjalës së tij, Celibashi tha se këto zgjedhje kanë një rëndësi të veçantë për shkak të fazës në të cilën ndodhet procesi i integrimit të vendit në Bashkimin Evropian.

Sipas tij, mënyra se si do të organizohen dhe zhvillohen zgjedhjet, respektimi i standardeve demokratike dhe përmbushja e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it do të jenë tregues të rëndësishëm të progresit të vendit drejt integrimit evropian.

“Zgjedhjet 9 majit do të duhet të dëshmojnë qartësi përmirësim të matshëm të standardeve zgjedhore veçanërisht në drejtim të barazisë së mundësive për konkurrim, Integritetit të procesit zgjedhor dhe besueshmërisë në rezultatin e këtyre zgjedhjeve. Garantimi i zgjedhjeve me standarde nuk është një përgjegjësi vetëm e institucionit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, por ai kërkon përmbushjen e detyrimeve ligjore nga të gjitha institucionet që kanë rol në procesin zgjedhor”, tha ai.

Celibashi kërkoi që qeveria të marrë masa për garantimin e paanshmërisë së administratës publike dhe parandalimin e përdorimit të funksioneve publike, burimeve dhe aseteve shtetërore në favor të subjekteve zgjedhore.

“Këto masa, ashtu sikurse rekomandohet edhe në raportet e vëzhgimit ndërkombëtar po dhe të vëzhguesve vendas, do të duhet të jenë efektive dhe të verifikueshme, duke shmangur jo vetëm ndërhyrjet e paligjshme, por edhe situatat që kryejnë dyshime të arsyetueshme për ndikimin e shtetit në konkurrimin zgjedhor”, tha ai.

Në fjalën e tij, Celibashi u ndal edhe të nevoja për ndryshimet në Kodin Zgjedhor përpara zgjedhjeve të vitit 2027. Ai theksoi se duhet të adresohen problematikat e evidentuara në proceset e mëparshme dhe rekomandimet e OSBE/ODIHR-it.

“Ndër çështjet që kërkojnë ndërhyrje prioritare, janë ato që kanë të bëjnë me rolin e shtetit në përgjithësi në procesin zgjedhor dhe sjelljen e administratës publike në këtë proces; Rregullat që kanë të bëjnë me financimin e subjekteve zgjedhore dhe kontrollin e shpenzimit të fushatës zgjedhore; Organizimi dhe funksionimi i komisioneve zgjedhore të nivelit të dytë dhe të tretë si dhe të përmirësimit të procedurave që lidhen me numërimin e votave dhe nxjerrjen e rezultatit”, tha ai.

Celibashi shtoi se ndryshimet duhet të synojnë rregulla më të qarta për administrim më profesional, procedurë me efikase dhe mekanizma kontrolli dhe mbikëqyrjeje më efektive.

“Është e rëndësishme që reforma zgjedhore t’i përfundojë, duhet t’i kishte përfunduar në fakt, një pjesë të këtyre çështjeve, pra adresimin e tyre, por gjithsesi ka dhe pak kohë që për një pjesë të tyre, palët politike të punojnë për t’i adresuar, për t’i mundësuar pastaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për t’i zbatuar ndryshimet ligjore të rastit”, tha ai.

Celibashi u ndal edhe te ligji i ri për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore, duke theksuar se ai kërkon harmonizimin e dispozitave të Kodit Zgjedhor me organizimin e ri territorial.

“Në mënyrë të veçantë duhet të rishikohen dispozitat që kanë të bëjnë me mënyrën e zgjedhjes së anëtarëve të këshillit bashkiak, kriteret për përcaktimin e këtij numrit dhe të themi strukturën e përfaqësimit të rajoneve të ndryshme apo të njësive të ndryshme territoriale brenda një njësie vendore”, tha ai.

Komisioneri shtoi se “edhe ligji për ndarjen e re administrativo-territoriale në kuptim të përgatitjes së procesit zgjedhor është disi i vonuar”.

Celibashi shtoi se “partitë politike të angazhohet për të bërë ndryshimet përkatëse në Kodin Zgjedhor për të mundësuar nga pikëpamja e procesit zgjedhor, ato kërkesa të cilat ata kanë menduar që lidhen me përfaqësimin në qeverisjen vendore”, tha ai.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Rama pritet nga Rutte në Bruksel: Vlerësohet serioziteti i Shqipërisë në përmbushjen e detyrimeve të NATO-s

Kryeministri Edi Rama u prit sot në një takim në selinë e NATO-s në Bruksel nga Sekretari i Përgjithshëm i…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama pritet nga Rutte në Bruksel: Vlerësohet serioziteti i Shqipërisë në përmbushjen e detyrimeve të NATO-s

Kryeministri Edi Rama u prit sot në një takim në selinë e NATO-s në Bruksel nga Sekretari i Përgjithshëm i…