Kumbaro: Zgjerojmë programin dhe orarin e programit “Pas Shkolle”, 5.5 milionë euro financim me buxhetin e ri

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro informoi sot se është hapur thirrja e tretë për trajnues të programit “Pas Shkolle”, si kërkesë e shtuar për përfshirjen e më shumë nxënësve e shkollave në program, por edhe e prindërve për zgjatjen e orarit deri në orën 17.00, për vitin e ardhshëm.


Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro informoi sot se është hapur thirrja e tretë për trajnues të programit “Pas Shkolle”, si kërkesë e shtuar për përfshirjen e më shumë nxënësve e shkollave në program, por edhe e prindërve për zgjatjen e orarit deri në orën 17.00, për vitin e ardhshëm.

Kumbaro u bëri thirrje gjithë mësuesve në sistem, atyre në listë pritje, mësuesve në pension dhe artizanëve e profesionistëve të fushave të artit të aplikojnë për të kontribuar në program.

“Është një program për të cilin janë rritur shumë kërkesat. Ne e nisëm me 408 shkolla në të gjithë Shqipërinë, por kemi kërkesa edhe për më shumë shkolla dhe sidomos për të zgjatur orarin e qëndrimit deri në 17.00 që përkon edhe me oraret e mbarimit të punës për prindërit. Që ne ta bëjmë realitet, na duhen më shumë burime njerëzore dhe kjo është arsyeja pse po e hapim për të tretën herë thirrjen për trajnerë, përkundrejt një shpërblimi prej 1000 lekë/ora. Me buxhetin e vitit 2027 kemi siguruar gjithë financimin e nevojshëm, plot 5.5 milionë euro dedikuar programit “Pas Shkolle”, tha Kumbaro.

Ministrja Kumbaro njoftoi edhe zgjerimin e këtij programi me module dhe klube të reja.

Klubi i shkencës dhe ai i gjuhëve të huaja u shtohen klubeve ekzistuese të programit si “Bëjmë detyrat e shtëpisë”, klubi i teatrit, kërcimit, artit pamor dhe zejeve, prandaj thirrja vlen edhe për mësuesit e lëndëve STEM dhe gjuhëve të huaja.

“Të gjithë fëmijëve të arsimit parauniversitar u japim mundësinë për të ndenjur më gjatë në shkollë, për të bërë detyrat e shtëpisë, por edhe për të bërë aktivitete të tjera, të çlirëta, edukative dhe ju japin mundësinë të krijojnë marrëdhënie me njërit-tjetrin. Është e nevojshme të zgjerojmë programin me module të reja; të shkencës dhe të gjuhëve të huaja do të jenë modulet e reja”, njoftoi ministrja.

Thirrja e shpallur në faqen zyrtare të Agjencisë Kombëtare të Arsimit Parauniversitar do të qëndrojë e hapur dy javë për të gjithë mësuesit dhe trajnuesit që plotësojnë kriteret.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Ibrahimaj: Politikë fiskale më sociale, do monitorojmë uljen e çmimeve për konsumatorët

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj u shpreh sot se paketa e re fiskale parashikon një sërë lehtësirash për…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ibrahimaj: Politikë fiskale më sociale, do monitorojmë uljen e çmimeve për konsumatorët

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj u shpreh sot se paketa e re fiskale parashikon një sërë lehtësirash për…