Ibrahimaj: Forcimi i bashkëpunimit rajonal, i rëndësishëm për zgjerimin e mundësive për gratë sipërmarrëse

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj mori pjesë në Konferencën Rajonale për Gratë Ndërmarrëse dhe Takimet B2B, Edicioni IV, “SHE RISES”, që u zhvillua në Prishtinë.


Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj mori pjesë në Konferencën Rajonale për Gratë Ndërmarrëse dhe Takimet B2B, Edicioni IV, “SHE RISES”, që u zhvillua në Prishtinë.

Në aktivitet ishte e pranishme edhe Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula.

Në Panelin Ministror “Ndërmarrësia e Grave në Bashkëpunimin Ekonomik Rajonal”, krahas ministres Ibrahimaj, morën pjesë Mimoza Kusari-Lila, ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit e Kosovës dhe Besar Durmishi, ministër i Ekonomisë dhe Punës i Maqedonisë së Veriut.

Diskutimet u përqendruan te politikat për mbështetjen e grave në sipërmarrje, roli i teknologjisë në krijimin e mundësive të reja ekonomike dhe rëndësia e bashkëpunimit mes vendeve të rajonit.

Duke iu referuar politikave të ndjekura nga Shqipëria për mbështetjen e grave dhe vajzave në sipërmarrje, Ibrahimaj u ndal te skema e financimit të startup-eve, në të cilën gratë dhe vajzat përfitojnë pikë shtesë gjatë vlerësimit të aplikimeve. Sipas ministres, kjo masë ka ndikuar në rritjen e pjesës së fondeve që përfitojnë ndërmarrjet e drejtuara prej tyre.
“Vitin e kaluar, 42% e fondeve të akorduara për startup-et shkuan për ndërmarrje të drejtuara nga gra dhe vajza, nga rreth 28-30% në vitet e para të zbatimit të skemës”, tha ministrja.

Ministrja theksoi se Shqipëria renditet e para në rajon për përqindjen e grave dhe vajzave pjesëmarrëse në tregun e punës, me një tregues prej 62%. Megjithatë shtoi ajo, gratë administratore të ndërmarrjeve përbëjnë 31-31,5%, nivel që, sipas saj, është i përafërt me atë të Bashkimit Evropian, por që nuk ka shënuar rritje prej disa vitesh. Kjo, nënvizoi Ibrahimaj, tregon nevojën për më shumë masa që nxisin gratë të përfshihen në krijimin dhe drejtimin e bizneseve.

Një rol të rëndësishëm në këtë proces, sipas Ibrahimajt, mund të luajnë teknologjia dhe inovacioni, të cilat u japin grave mundësi të zhvillojnë aktivitetin e tyre ekonomik edhe jashtë qendrave kryesore ekonomike.

Duke folur për bashkëpunimin rajonal, Ibrahimaj vlerësoi se prania e katër ministrave shqipfolës nga vendet e rajonit përbën një mundësi të veçantë për të forcuar lidhjet dhe për të çuar përpara iniciativa të përbashkëta. Ajo nënvizoi se nismat e Tregut të Përbashkët Rajonal, të cilat synojnë lehtësimin e tregtisë dhe uljen e kostove për bizneset, mund të shërbejnë si bazë edhe për një bashkëpunim të dedikuar për gratë sipërmarrëse.

Në këtë drejtim, ministrja propozoi krijimin e një forumi të përbashkët rajonal, me përfaqësuese nga secili vend, që të mblidhet periodikisht dhe të ndjekë konkretisht zhvillimin e kësaj nisme. Si hapa të parë, ajo sugjeroi evidentimin e shoqatave, programeve dhe fondeve ekzistuese në rajon, si dhe caktimin e përfaqësueseve të dhomave të grave sipërmarrëse nga secili vend. Synimi, sipas saj, është që brenda një ose dy muajsh të hartohet një plan konkret për forcimin e lidhjeve dhe bashkëpunimit mes sipërmarrjeve të drejtuara nga gratë.

Ibrahimaj theksoi gjithashtu rëndësinë e informacionit dhe të dhënave për identifikimin e mundësive ekzistuese dhe zhvillimin e bashkëpunimit, si dhe nevojën për të shfrytëzuar teknologjinë për të lehtësuar shkëmbimin e informacionit, krijimin e kontakteve të reja dhe zgjerimin e marrëdhënieve tregtare mes grave sipërmarrëse në rajon.

Konferenca “SHE RISES”, e organizuar nga Dhoma Ekonomike e Grave të Kosovës, synon të krijojë hapësira për lidhjen e grave sipërmarrëse nga vendet e rajonit, shkëmbimin e përvojave dhe zhvillimin e partneriteteve të reja të biznesit.

Përmes takimeve B2B, aktiviteti synon të lehtësojë kontaktet mes bizneseve, institucioneve financiare dhe partnerëve të tjerë, si dhe të krijojë mundësi për zgjerimin e aktivitetit të tyre në tregjet rajonale dhe më gjerë.

Burimi ATSH

Rama: Debat për kufizimin e aksesit të të miturve 16 apo 18 vjeç në rrjetet sociale, konsultime me prindër e mësues

Kryeministri Edi Rama deklaroi se duhet të nisë një debat i gjerë për kufizimin e aksesit të të miturve në…

Global 360

Zgjedhjet në Serbi, Kamberi: Dy mandate për shqiptarët, në garë për të tretin

Shaip Kamberi ka bërë të ditur se Koalicioni Shqiptar ka fituar në zgjedhje e 27.230 vota sipas rezultateve preliminare pas…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Debat për kufizimin e aksesit të të miturve 16 apo 18 vjeç në rrjetet sociale, konsultime me prindër e mësues

Kryeministri Edi Rama deklaroi se duhet të nisë një debat i gjerë për kufizimin e aksesit të të miturve në…