Mbyllet plenumi i PKK-së, miratohet rezoluta mbi këmbënguljen në vetëqeverisjen e plotë e rigoroze të Partisë

Komiteti i 20-të Qendror i Partisë Komuniste të Kinës (PKK) mbajti plenumin e vet të pestë nga e hëna deri të enjten në Pekin, duke miratuar një rezolutë mbi këmbënguljen në vetëqeverisjen e plotë dhe rigoroze të Partisë


Komiteti i 20-të Qendror i Partisë Komuniste të Kinës (PKK) mbajti plenumin e vet të pestë nga e hëna deri të enjten në Pekin, duke miratuar një rezolutë mbi këmbënguljen në vetëqeverisjen e plotë dhe rigoroze të Partisë.

Byroja Politike e Komitetit Qendror të PKK-së kryesoi takimin. Sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror të PKK-së Xi Jinping mbajti një fjalim të rëndësishëm, thuhet në një komunikatë të publikuar pas pleniumit.

Në plenum, pjesëmarrësit dëgjuan dhe diskutuan një raport mbi punën e Byrosë Politike të paraqitur nga Xi.

Ata shqyrtuan dhe miratuan gjithashtu Rezolutën e Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës mbi Disa Çështje Madhore për Këmbënguljen në Vetëqeverisjen e Plotë dhe Rigoroze të Partisë. Xi bëri komente shpjeguese mbi projektrezolutën.

Komiteti Qendror i PKK-së miratoi plotësisht punën e Byrosë Politike që nga plenumi i katërt i KQ-së, vihet në dukje në komunikatë.

Duke e hedhur vështrimin në udhëtimin e Partisë që nga themelimi i saj, Komiteti Qendror i PKK-së vuri në dukje se çelësi i suksesit të PKK-së në arritjen e një fitoreje pas tjetrës qëndron në ndjekjen prej saj të idealit të lartë të komunizmit, përkushtimin e saj për arritjen e madhështisë afatgjatë për kombin kinez dhe angazhimin e saj për kërkimin e lumturisë për popullin kinez dhe për rilindjen e kombit kinez.


foto nga Xinhua

Në plenum, Komiteti Qendror i PKK-së bëri një vlerësim shumë pozitiv të arritjeve të mëdha të Partisë në ushtrimin e vetëqeverisjes së plotë dhe rigoroze në epokën e re.

U vu në dukje që, ndërsa Partia po bën përpjekje të mbikëqyrë, të qeverisë, të zhvillojë dhe të forcojë veten në epokën e re, Komiteti Qendror i PKK-së me shokun Xi Jinping në krye ka paraqitur një sërë idesh të reja, mendimesh të reja e strategjish të reja në përgjigje të pyetjeve kryesore të kohëve: Çfarë lloj partie marksiste qeverisëse afatgjatë duhet të bëhet PKK-ja dhe si ta arrijë këtë, duke formësuar kësisoj Mendimin e Xi Jinping-ut mbi Ndërtimin e Partisë.

“U theksua që tani janë krijuar shumë kushte të favorshme për përparimin e vetëqeverisjes së plotë dhe rigoroze të Partisë, ndërsa ne gjithashtu ndeshemi me shumë rrethana të reja dhe çështje të reja në këtë përpjekje,” thekson komunikata, duke shtuar që ndryshimet e thella në kushtet globale, kombëtare dhe të Partisë i kanë bërë detyrat e PKK-së për të bashkuar dhe udhëhequr popullin në mbrojtjen e sovranitetit, sigurisë dhe interesave të zhvillimit të Kinës, për të bashkuar dhe udhëhequr popullin në nxitjen e reformave e zhvillimit dhe ruajtjen e harmonisë dhe qëndrueshmërisë shoqërore, si edhe për të ruajtur natyrën e saj të përparuar dhe integritetin, edhe më të vështira.

“Të përkushtuar për përmbushjen e misioneve dhe detyrave të Partisë, ne duhet të veprojmë në përputhje me kërkesat e përgjithshme për ndërtimin e Partisë në epokën e re, të kemi Statutin e Partisë si udhërrëfyesin tonë themelor, të ruajmë natyrën e përpara të Partisë dhe të mbështesim udhëheqjen e përgjithshme të Partisë dhe udhëheqjen e centralizuar e të bashkuar të Komitetit Qendror të Partisë,” thuhet në komunikatë.

Në plenum, parimet udhërrëfyese për këmbënguljen në vetëqeverisjen e plotë dhe rigoroze të Partisë u theksuan si vijon: shërbimi ndaj misioneve dhe detyrave të Partisë, vështrimi i forcimit të Partisë politikisht si parim i përgjithshëm, ushtrimi i gjithanshëm i qeverisjes rigoroze, ndjekja e qasjes së orientuar te problemet, ndjekja e parimeve thelbësore dhe çelja e terreneve të reja, përmbajta ndaj qasjes lart-poshtë dhe drejtimi i Partisë sipas rregullave.

Në plenum u bënë gjithashtu plane sistematike për këmbënguljen në vetëqeverisjen e plotë dhe rigoroze të Partisë, sipas komunikatës.


foto nga Xinhua

Forcimi i frymës së Partisë përfaqëson një detyrë themelore në përpjekjet e PKP-së për të siguruar vetëqeverisje të plotë dhe rigoroze të Partisë, thuhet në rezolutë.

Centralizmi demokratik është parimi themelor organizativ dhe sistemi i udhëheqjes së Partisë, dhe për këtë arsye zbatimi i tij është një kërkesë e natyrshme për ushtrimin e vetëqeverisjes së plotë dhe rigoroze të Partisë, shton komunikata, duke vënë në dukje që menaxhimi i rreptë i zyrtarëve është çelësi i vetëqeverisjes së plotë dhe rigoroze të Partisë.

“Ne do t’i ndërtojmë radhët e zyrtarëve të lartë me angazhim të fortë politik, kompetencë të jashtëzakonshme profesionale, sjellje të shkëlqyer në punë dhe disiplinë të rreptë,” shtohet në komunikatë.

Sipas saj, organizatat e PKK-së në të gjitha nivelet luajnë rolin kryesor në ushtrimin e vetëqeverisjes së plotë e rigoroze të Partisë, ndaj, për këtë arsye, është thelbësore të përparohet sistematikisht zhvillimi i organizatave të Partisë në të gjitha nivelet e në të gjithë sektorët për të forcuar funksionet e tyre politike dhe organizative.

Përmirësimi i sjelljes dhe forcimi i disiplinës janë masa efektive për të çuar përpara vetëqeverisjen e plotë dhe rigoroze të Partisë, thekson komunikata.

“U vu në dukje që ndërmarrja e hapave të integruar për të siguruar që zyrtarët të mos kenë guximin, mundësinë ose dëshirën për të kryer korrupsion është njëkohësisht një strategji e rëndësishme për vetëqeverisjen e plotë dhe rigoroze të Partisë dhe një udhërrëfyes themelor për luftën tonë kundër korrupsionit,” thuhet në komunikatë, duke shtuar: “Ne duhet të ndërmarrim hapa sistematikë për të trajtuar si simptomat, ashtu edhe shkaqet rrënjësore të korrupsionit dhe të ndjekim një qasje tërësore që kombinon ndëshkimin e ashpër, korrigjimin e synuar dhe parandalimin efektiv, duke e çuar këtë luftë deri në fund”.


foto nga VCG

Forcimi i rregulloreve dhe i institucioneve të Partisë përfaqëson një strategji afatgjatë dhe themelore për të siguruar vetëqeverisjen e plotë dhe rigoroze të Partisë, thuhet në këtë dokument, duke vënë në dukje që këmbëngulja në vetëqeverisjen e plotë dhe rigoroze të Partisë përfshin përmirësimin e mëtejshëm të sistemeve të mbikëqyrjes së Partisë dhe të shtetit, gjë që është përgjegjësi e përbashkët politike e të gjithë anëtarëve të Partisë.

Studimi dhe zbatimi i parimeve udhëzuese nga ky plenum përfaqëson një detyrë të madhe politike për të gjithë Partinë si në të tashmen, ashtu edhe në periudhën që do të vijë, sipas komunikatës. Gjithashtu u theksua se të gjitha aspektet e programit të punës së Partisë duhet të përparojnë vazhdimisht në ndërrimin e viteve.

Komiteti Qendror i PKK-së vendosi në këtë plenum që Partia ta mbledhë Kongresin e saj të 21-të Kombëtar në Pekin, në gjysmën e dytë të vitit 2027. U theksua se ky kongres – i cili do të mbahet në një fazë kritike për realizimin thelbësor të modernizimit socialist dhe në një rrugëtim të ri drejt Objektivit të Njëqindvjetorit të Dytë – do të jetë një takim tejet i rëndësishëm dhe një ngjarje me rëndësi të madhe politike, si për Partinë, ashtu edhe për vendin.

Sipas komunikatës, në plenum u zgjodh Zhang Shengmin si anëtar i ri i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK-së. Gjithashtu, u vendos plotësimi i vendeve vakante në Komitetin Qendror nga anëtarët zëvendësues, u shqyrtuan dhe u miratuan raportet e kontrollit – të hartuara nga Komisioni Qendror për Kontrollin e Disiplinës dhe Komisioni Qendror Ushtarak – lidhur me personat që kanë kryer shkelje të rënda të disiplinës dhe ligjit, si edhe u konfirmuan vendimet e mëparshme të Byrosë Politike për ndëshkimin e këtyre shkelësve.

Komiteti Qendror i PKK-së i bëri thirrje të gjithë Partisë që të bashkohet edhe më ngushtë rreth Komitetit Qendror të PKK-së, me Xi Jinping-un në krye, si dhe të zbatojë plotësisht Mendimin e Xi Jinping-ut mbi Socializmin me Karakteristika Kineze për një Epokë të Re.

Burimi CGTN

Lexo më shumë nga

Ibrahimaj: Ligji i ri për konsumatorët forcon të drejtat e qytetarëve dhe transparencën e çmimeve

Kuvendi miratoi sot ligjin e ri “Për mbrojtjen e konsumatorit”. Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj e cilësoi si…

Global 360

Zgjedhjet në Serbi, Kamberi: Dy mandate për shqiptarët, në garë për të tretin

Shaip Kamberi ka bërë të ditur se Koalicioni Shqiptar ka fituar në zgjedhje e 27.230 vota sipas rezultateve preliminare pas…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ibrahimaj: Ligji i ri për konsumatorët forcon të drejtat e qytetarëve dhe transparencën e çmimeve

Kuvendi miratoi sot ligjin e ri “Për mbrojtjen e konsumatorit”. Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj e cilësoi si…