Spahiu në Durrës: Forcim i shërbimeve komunitare dhe zgjerim i mbështetjes për fëmijët me nevoja të veçanta

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, vizitoi qendrën rezidenciale për fëmijë në Durrës, e cila po transformohet sipas modelit shtëpi-familje


Pas transformimit të qendrave rezidenciale për fëmijë në Korçë dhe Vlorë, reforma e shërbimeve të kujdesit social po shtrihet edhe në Durrës dhe Shkodër, me synimin për të konsoliduar një model të ri kujdesi, të mbështetur te familja, komuniteti dhe nevojat individuale të çdo fëmije.

Në kuadër të këtij procesi, ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, vizitoi qendrën rezidenciale për fëmijë në Durrës, e cila po transformohet sipas modelit shtëpi-familje, duke krijuar një mjedis më të përshtatshëm për mirërritjen, zhvillimin dhe integrimin social të fëmijëve pa kujdes prindëror.

Gjatë vizitës, ministrja Spahiu vlerësoi bashkëpunimin ndërmjet institucioneve qendrore, pushtetit vendor dhe partnerëve ndërkombëtarë për kontributin e tyre të vazhdueshëm në zhvillimin e shërbimeve sociale për fëmijët.

Duke theksuar rëndësinë e zgjerimit të këtij modeli në nivel kombëtar, ministrja nënvizoi nevojën për zhvillimin e shërbimeve që u përgjigjen drejtpërdrejt kërkesave të komuniteteve dhe ofrojnë zgjidhje të qëndrueshme për familjet në situata vulnerabiliteti.

“Këto lloj projektesh duhet të përshtaten me nevojat e komuniteteve dhe të jenë më të shumta në numër duke adresuar dhe kërkesat e zonave të caktuara. Mund të ketë zona që mund të jenë më evidente problematikat dhe ne mund t’i mbështetim më shumë”, theksoi ministrja Spahiu.

Ministrja Spahiu theksoi se një drejtim i rëndësishëm i kësaj reforme do të jetë edhe zgjerimi i gamës së shërbimeve të specializuara, përfshirë mbështetjen për fëmijët me çrregullime të spektrit të autizmit, me qëllim garantimin e një kujdesi më gjithëpërfshirës, të aksesueshëm dhe të përshtatur me nevojat e tyre zhvillimore.

Qendrat e Shërbimeve Mbështetëse për Fëmijën dhe Familjen ofrojnë kujdes alternativ, mbështetje psikosociale dhe edukative, duke synuar parandalimin e institucionalizimit dhe fuqizimin e familjeve.

Ky model, i zhvilluar në Korçë, Vlorë, Durrës dhe Shkodër, mbështetet nga programi EU4SocialCare, i zbatuar nga UNICEF në partneritet me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Spciale dhe NISMA ARSIS. Prej marsit 2026, shërbimi në Durrës financohet nga bashkia, përmes Fondit Social dhe burimeve vendore, duke garantuar qëndrueshmërinë e tij.

Burimi ATSH

Pr.buxheti 2027, rritja ekonomike parashikohet 4%, borxhi publik zbret në 52.4% të PBB-së

Ministri i Financave, Petrit Malaj, prezantoi sot në Konferencën e Kryetarëve projektligjin “Për buxhetin e vitit 2027”, duke theksuar se…

Global 360

Zgjedhjet në Serbi, Kamberi: Dy mandate për shqiptarët, në garë për të tretin

Shaip Kamberi ka bërë të ditur se Koalicioni Shqiptar ka fituar në zgjedhje e 27.230 vota sipas rezultateve preliminare pas…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Pr.buxheti 2027, rritja ekonomike parashikohet 4%, borxhi publik zbret në 52.4% të PBB-së

Ministri i Financave, Petrit Malaj, prezantoi sot në Konferencën e Kryetarëve projektligjin “Për buxhetin e vitit 2027”, duke theksuar se…