Rama: Gati akti normativ, dëmshpërblim deri në 100% për biznesin e vogël të dëmtuar nga protestat

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se instrumenti i parë i paketës së re ligjore kundër dhunës urbane është akti normativ për dëmshpërblimin e menjëhershëm të biznesit të vogël.


Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se instrumenti i parë i paketës së re ligjore kundër dhunës urbane është akti normativ për dëmshpërblimin e menjëhershëm të biznesit të vogël.

Ky akt, sipas tij, vjen si mbështetje e menjëhershme financiare për ata që u dëmtuan nga thyerjet, grabitjet, zjarri.

Rama theksoi se me këtë akt shteti do të mbulojë nga 100% të dëmeve materiale për më të vegjlit deri te minimumi 70% për më të mëdhenjtë.

Kjo sipas tij, do të bëhet në bazë kriteresh të mirëpërcaktuara dhe gjithnjë brenda fashës së bizneseve me xhiron vjetore deri në 140 mijë euro.

Rama theksoi se me këtë akt normativ, bizneset të cilat i kanë depozituar tanimë aplikimet e tyre bashkëngjitur dokumentacionin e dëmeve pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, nuk do të presin me vite procese gjyqësore për dëmshpërblimin e tyre.

Nga ana tjetër, Kryeministri theksoi se ata që u përfshijnë në ato akte ku thyen, shkatërruan, dogjën dhe dëmtuan bizneset dhe për të cilat gjykata e vlerësoi të ligjshëm arrestimin, do të paguajnë secili pjesën e vet të gjobës për dëmet e shkaktuara.

“Për dëmet e shkaktuara nga të miturit, përgjegjësia për mbulimin e pjesës së dëmit kalon te prindërit”, shtoi ai.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Demo: Mbështetje policisë, liria e protestës mbrohet ndërsa aktet e dhunës trajtohen sipas ligjit

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo në reagim ndaj protestës së dhunshme të së shtunës, u shpreh sot se për çdo…

Global 360

Shiroka Pula: Bashkërendim ndërmjet ambasadave të Kosovës dhe të Shqipërisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, e shoqëruar nga ambasadori Delfin Pllana, takoi në Budapest ambasadorin e Shqipërisë,…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Demo: Mbështetje policisë, liria e protestës mbrohet ndërsa aktet e dhunës trajtohen sipas ligjit

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo në reagim ndaj protestës së dhunshme të së shtunës, u shpreh sot se për çdo…