Rama: Gjashtë ndërhyrje kundër anarkisë urbane

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot paketën e re ligjore kundër dhunës urbane e cila përfshin gjashtë instrumente që plotësojnë njëri-tjetrin.


Kryeministri Edi Rama prezantoi sot paketën e re ligjore kundër dhunës urbane e cila përfshin gjashtë instrumente që plotësojnë njëri-tjetrin.

Përmes një videomesazhi, kryeministri theksoi se kjo paketë ligjore ka një bazë parimore shumë të qartë: protesta paqësore mbrohet, dhuna ndëshkohet dhe dëmi paguhet nga shkaktari.

“Pas një tjetër vale dhune mbrëmë në qendrën e Tiranës ku PD doli nga prapavija mu në ballë të ushtrimit të dhunës urbane dhe godina e saj u kthye në strehim politik dhe në pikë furnizimi me lëndë plasëse të dhunuesve të mbledhur mbrëmë nga të katër anët dhe nga të gjitha burimet e kësaj flame antidemokratike, jini të sigurt se edhe këtë flamë fatkeqësie jonatyrore do ta shuajmë me patjetër”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se kjo do të ndodhë me durim dhe me vendosmëri përballë dhunuesve të cilët nuk kanë asnjë shans t’i diktojnë Shqipërisë “sallatën” e prishur të një “matufi” që e ka katandisur PD-në në një maskë dhune të ekstremistëve të antifa që glorifikojnë dhunën kudo në Europën e sotme.

“Po ashtu edhe të duarve të huaja që nuk e duan Shqipërinë në Bashkimin Europian e që nxisin maskat që pretendojnë se përfaqësojnë studentë, por që ne fakt më shumë se sa studentë përfaqësojnë edhe vetë krimin e organizuar”, shtoi Rama.

Nga ana tjetër, kryeministri theksoi se do të adresohen kërkesat legjitime të njerëzve të zakonshëm të këtij vendi, të cilët me plotë të drejtë presin më shumë drejtësi në rishpërndarjen e të ardhurave nga rritja e ekonomisë dhe më shumë garanci në shkallën e meritës në punë.

Në këtë drejtim, kryeministri theksoi se projektbuxheti i vitit 2027, i cili do të prezantohet në ditët e para të kësaj jave, vjen me plot risi pozitive në drejtim të familjeve të zakonshme, të shërbimeve për qytetarët dhe të rinjve e studentëve.

Rama theksoi se pas një pune intensive në bashkëpunim me ekspertët europianë si dhe në koordinim të ngushtë me partnerët italianë e francezë, duke u mbështetur në modelin e adaptuar së fundmi prej tyre përballë të njëjtës flamë antidemokratike bazuar gjithashtu në jurisprudencën e gjykatës europiane kemi gati paketën ligjore të masave kundër dhunës dhe anarkisë urbane.

“Kjo paketë ligjore ka një bazë parimore shumë të qartë. Protesta paqësore mbrohet, dhuna ndëshkohet dhe dëmi paguhet nga shkaktari. Çdo masë e propozuar është përputhur me nenin 47 të Kushtetutës të Republikës së Shqipërisë, nenin 11 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, jurisprudencën e Gjykatës së Strasburgut, udhëzimet e Komisionit të Venecias dhe ODIHR-it për lirinë e tubimit paqësor”, shtoi Rama.

Sipas tij, përgjegjësia është gjithmonë vetjake dhe çdo kufizim i rëndësishëm është i kontrollueshëm nga gjykata.

“Paketa përbëhet nga gjashtë instrumente që plotësojnë njëri-tjetrin. Një akt normativ për dëmshpërblimin e menjëhershëm të biznesit të vogël; një ligj i posaçëm për riparimin e dëmeve; disa ndryshime në ligjin për tubimet; një regjistër elektronik i posaçëm për dhunuesit urbanë; një ndryshim në kodin e etikës së mësuesve dhe disa propozime për ndryshime në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë”, tha Rama.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Demo: Mbështetje policisë, liria e protestës mbrohet ndërsa aktet e dhunës trajtohen sipas ligjit

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo në reagim ndaj protestës së dhunshme të së shtunës, u shpreh sot se për çdo…

Global 360

Shiroka Pula: Bashkërendim ndërmjet ambasadave të Kosovës dhe të Shqipërisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, e shoqëruar nga ambasadori Delfin Pllana, takoi në Budapest ambasadorin e Shqipërisë,…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Demo: Mbështetje policisë, liria e protestës mbrohet ndërsa aktet e dhunës trajtohen sipas ligjit

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo në reagim ndaj protestës së dhunshme të së shtunës, u shpreh sot se për çdo…