
Ambasadori Malaj takim me Presidenten e Kosovës
Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, u takua sot me Presidenten e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, për ta uruar përzemërsisht për detyrën e re.

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, u takua sot me Presidenten e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, për ta uruar përzemërsisht për detyrën e re dhe për t’i uruar suksese në përmbushjen e përgjegjësive të saj të larta në shërbim të Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Gjatë takimit, Ambasadori Malaj rikonfirmoi mbështetjen e fuqishme të Shqipërisë për Kosovën, në rrugëtimin e saj evropian dhe euroatlantik. Me konsolidimin dhe funksionalizimin e institucioneve, Kosova do të mund të ndërmarrë hapa të mëtejshëm përpara, në shërbim të zhvillimit, stabilitetit dhe mirëqenies së qytetarëve të saj.
“Shqipëria mbetet krah Kosovës, në mbështetje të aspiratave të saj evropiane dhe të një të ardhmeje më të mirë për të gjithë qytetarët e saj”, shkruan ambasada shqiptare në Kosovë në rrjetet sociale.



















