
Rama pret përfaqësinë e Kongresit të SHBA-së
Kryeministri Edi Rama ka pritur një përfaqësi të Kongresit të Shteteve të Bashkuara (US CODEL) në kopshtin e Kryeministrisë, ku ka marrë pjesë edhe ambasadori amerikan në Tiranë, Eric Wendt.

Kryeministri Edi Rama ka pritur një përfaqësi të Kongresit të Shteteve të Bashkuara (US CODEL) në kopshtin e Kryeministrisë, ku ka marrë pjesë edhe ambasadori amerikan në Tiranë, Eric Wendt.
Rama ndau në rrjetet sociale pamjet nga takimi i zhvilluar.
Më herët, delegacioni i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, i kryesuar nga kongresmeni Vern Buchanan, kryetar i Komitetit për Partneritetin për Demokraci, u prit nga kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi.
Në takimin me kryetarin e Kuvendit u diskutua për forcimin e mëtejshëm të partneritetit strategjik Shqipëri-SHBA, bashkëpunimin për përballimin e sfidave të sigurisë dhe ruajtjen e një rajoni të qëndrueshëm e të sigurt.
Një tjetër fokus ishte përshpejtimi i rrugëtimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian, duke vlerësuar rëndësinë e reformave dhe forcimit të institucioneve demokratike në këtë proces.
Palët diskutuan gjithashtu për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik dhe marrëdhënieve të biznesit, me synim krijimin e më shumë mundësive për investime dhe partneritete mes Shqipërisë dhe SHBA-së.
Marrë nga ATSH



















