
OSBE: Përfshirja e të gjitha palëve, e rëndësishme për funksionimin e sistemit të drejtësisë
Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Michel Tarran, u takua sot me përfaqësues të Unionit të Gjyqtarëve, Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve dhe Shoqatës së Prokurorëve të Shqipërisë

Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Michel Tarran, u takua sot me përfaqësues të Unionit të Gjyqtarëve, Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve dhe Shoqatës së Prokurorëve të Shqipërisë, me të cilët diskutoi zhvillimet aktuale në sistemin e drejtësisë.
Sipas Prezencës së OSBE-së, diskutimi u përqendrua te ndikimi që këto zhvillime mund të kenë në funksionimin e sistemit të drejtësisë, të drejtat e individit dhe standardet për një gjykim të drejtë.
Gjatë takimit u theksua rëndësia e përfshirjes kuptimplotë e të gjitha palëve, përfshirë institucionet e drejtësisë dhe aktorët e tjerë të sistemit, në çështjet që mund të ndikojnë në funksionimin e drejtësisë, shtetin e së drejtës dhe besimin e publikut.
Burimi ATSH



















