Ambasadorja e BE-së: Kur Shqipëria të anëtarësohet, do ta bëjë edhe Union tonë më të fortë

Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, vlerësoi ecurinë e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE, pas vizitës së Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në Tiranë.


Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, vlerësoi ecurinë e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE, pas vizitës së Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në Tiranë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasadorja Moreira de Sousa falënderoi Presidenten Von der Leyen për vizitën në Shqipëri, si dhe autoritetet shqiptare për mikpritjen.

“‘Qëllimi është tashmë afër’, tha Presidentja von der Leyen dhe Shqipëria është ndër vendet pararendëse të procesit të anëtarësimit. Ky është rezultat i viteve të tëra pune të palodhur nga shqiptarët”, u shpreh ajo.

Ambasadorja theksoi se faza e fundit e procesit kërkon vijimin e punës në disa fusha.

“Tani, faza e fundit është edhe më kërkuesja: forcimi i drejtësisë dhe shtetit të së drejtës, kuadrit zgjedhor dhe mbrojtja e natyrës së jashtëzakonshme të Shqipërisë”, u shpreh Moreira de Sousa.

Ajo nënvizoi njëherësh edhe rëndësinë e angazhimit të aktorëve politikë dhe dialogut me shoqërinë.

“Siç theksoi Presidentja, kjo kërkon angazhim të sinqertë të të gjithë aktorëve politike dhe një dialog të fortë e të vazhdueshëm me shoqërinë”, tha ambasadorja.

Moreira de Sousa veçoi edhe vizitën në shkollën “Emin Duraku”, duke e cilësuar atë si një prej momenteve që do të mbajë mend.

“Përmes EU4Schools, 63 shkolla janë rindërtuar ose rinovuar pas tërmetit të vitit 2019, dhe fëmijët që mësojnë sot në këto shkolla janë arsyeja pse kjo punë ka kaq shumë rëndësi”, tha ajo.

Ambasadorja e BE-së theksoi rëndësinë që do të kishte anëtarësimi i Shqipërisë edhe për vetë Bashkimin Evropian.

“Kur Shqipëria të anëtarësohet, do ta bëjë edhe Union tonë më të fortë”, përfundoi Sofia Moreira de Sousa.

Burimi ATSH

Takimi i ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit, Hoxha: Procesi i zgjerimit, përgjigje për Evropë më të qëndrueshme

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm të Procesit të…

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Takimi i ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit, Hoxha: Procesi i zgjerimit, përgjigje për Evropë më të qëndrueshme

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm të Procesit të…