
Institucionet e Tetovës, Dragashit dhe Kukësit diskutojnë bashkëpunimin për parandalimin e dhunës në familje
Dialogu u mbështet bashkërisht nga Misioni i OSBE-së në Shkup, Misioni i OSBE-së në Kosovë dhe Prezenca e OSBE-së në Shqipëri.

Komunat e Tetovës, Dragashit dhe bashkia e Kukësit u bashkuan sot në Tetovë për të diskutuar forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në juridiksione të ndryshme, me synim parandalimin e dhunës në familje, mbrojtjen e viktimave dhe garantimin e një përgjigjeje efektive.
Në takim morën pjesë përfaqësues të policisë, prokurorisë, gjyqësorit, shërbimeve sociale, strehëzave, shoqërisë civile dhe pushtetit vendor, të cilët shkëmbyen përvoja, diskutuan sfidat dhe ndanë zgjidhje praktike.
“Dhuna në familje nuk ndalon në kufijtë administrativë. As mbështetja për viktimat nuk duhet të ndalojë aty”, thuhet në mesazhin e publikuar në kuadër të takimit.
Dialogu u mbështet bashkërisht nga Misioni i OSBE-së në Shkup, Misioni i OSBE-së në Kosovë dhe Prezenca e OSBE-së në Shqipëri.


















