Koçiu: Programi i Ekselencës dhe Praktikat e Punës, mundësi për integrimin e të rinjve në administratë

Programi i Ekselencës dhe Programi Kombëtar i Praktikave të Punës janë dy nisma të qeverisë që mundësojnë integrimin e të rinjve të diplomuar në administratën publike shqiptare.


Programi i Ekselencës dhe Programi Kombëtar i Praktikave të Punës janë dy nisma të qeverisë që mundësojnë integrimin e të rinjve të diplomuar në administratën publike shqiptare.

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ndau sot eksperiencat e dy të rejave, të cilat janë integruar tashmë në administratën publike, falë këtyre programeve.

Njëra prej tyre, Juli, tregoi se se ka hyrë në thirrjen e shtatë të Praktikave të Punës përpara dy viteve.

“Unë jam një rast suksesi dhe i bëj thirrje çdo të riu për të parë çdo lloj mundësie që i vjen në jetë si një pikënisje. Një pikënisje e cila shumë lehtë nëpërmjet punës, angazhimit, përthithjes së eksperiencës profesionale që mund të marrë në administratën publike, shumë mirë mund ta kthejë këtë mundësi në një histori suksesi”, u shpreh ajo.

Ndërsa Megi, e cila vinte nga studimet jashtë vendit u bë pjesë e kabinetit të Kryenegociatores për Integrimin, falë programit Kombëtar të Praktikave të Punës.

“E nisa eksperiencën duke menduar që janë aftësitë teknike ato që bëjnë diferencën. Kam kuptuar që janë jashtëzakonisht të rëndësishme, por kryesorja është qasja që është në punë, të tregohesh proaktiv dhe mendoj që kjo të çon goxha larg dhe kupton dhe veten dhe arrin të kontribuosh në mënyrë praktike”, u shpreh ajo.

Programi i Ekselencës garanton punësimin direkt 1-vjeçar për studentët me rezultate të larta (mesatare 9-10), ndërsa Programi Kombëtar i Praktikave të Punës vjen përmes një praktike profesionale 3-mujore me mundësi rinovimi.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Kompani franceze dhe çeke i shtohen panairit Future2Tech 2026 për teknologjinë dhe inovacionin

Panairi Future2Tech 2026 është një nga platformat kryesore që sjell së bashku në një hapësirë të vetme institucione publike, kompani,…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Kompani franceze dhe çeke i shtohen panairit Future2Tech 2026 për teknologjinë dhe inovacionin

Panairi Future2Tech 2026 është një nga platformat kryesore që sjell së bashku në një hapësirë të vetme institucione publike, kompani,…