Ibrahimaj: Politika të reja për strehimin e përballueshëm, kredi me interes të subvencionuar dhe mbështetje për qiranë

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj zhvilloi sot një takim me përfaqësues të Shoqatës së Ndërtuesve dhe përfaqësues të tregut imobiliar, në kuadër të punës për reformimin e politikave të strehimit dhe zgjerimin e skemave të strehimit të përballueshëm.


Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj zhvilloi sot një takim me përfaqësues të Shoqatës së Ndërtuesve dhe përfaqësues të tregut imobiliar, në kuadër të punës për reformimin e politikave të strehimit dhe zgjerimin e skemave të strehimit të përballueshëm.

Ministrja Ibrahimaj u shpreh se ndryshimi i politikave të strehimit lidhet me nevojën për t’iu përgjigjur zhvillimeve të tregut dhe rritjes së çmimeve, veçanërisht në qytetet kryesore të vendit.

Sipas saj, politika e re synon të shtrihet përtej kategorive në nevojë, duke përfshirë edhe shtresa të tjera që hasin vështirësi në përballimin e kostove të strehimit.

“Ky ndryshim vjen qoftë si pasojë e nevojës që tregu ka, qoftë si pasojë e rritjes së çmimeve, kryesisht në qytetet kryesore të vendit, në qendrat e qyteteve kryesore të vendit, por edhe bazuar në gjithë modelet që ne kemi parë në vende të tjera, ku kujdesi i politikave të strehimit është jo vetëm për këto kategori në nevojë, por edhe për shtresa të tjera, të cilat mund të kenë nevojë për mbështetje”, u shpreh Ibrahimaj.

Ministrja vuri në dukje se përgjatë një viti MEI ka analizuar programet europiane të strehimit dhe, mbi bazën e modeleve të aplikuara në vende të ndryshme, janë hartuar propozimet për reformën, si në drejtim të produkteve të reja të strehimit, ashtu edhe të arkitekturës institucionale të AZHT-së që do të mbështesë zbatimin e tyre.

Përpara finalizimit të kuadrit ligjor, Ministria ka nisur konsultimin me aktorët e tregut për të vlerësuar ofertën konkrete të banesave që mund të përfshihen në skemat e reja të strehimit të përballueshëm.

“Para se të finalizojmë produktin ligjor që kemi punuar, donim ta diskutonim me ju, me qëllim analizimin e disponibilitetit të produkteve që ne synojmë të ndërtojmë”, u shpreh ministrja.

Në këtë kuadër, një nga produktet e reja parashikon mbështetje për blerjen e apartamenteve përmes kredisë bankare, me trajtim të subvencionuar të normës së interesit. Për apartamentet me vlerë deri në 60 mijë euro, përfituesi do të marrë kredi me 0% interes, ndërsa për apartamentet me vlerë mbi 60 mijë euro, përfituesi do të përballojë interes deri në 3%, me pjesën e normës mbi këtë nivel të subvencionuar nga shteti.

Lidhur me ofertën për apartamentet deri në 60 mijë euro, ministrja bëri të ditur se, nga konsultimet paraprake me Shoqatën e Ndërtuesve është konfirmuar ekzistenca e apartamenteve me sipërfaqe të vogla dhe me çmime të përshtatshme në rrethinat e Tiranës.

“Ka pasur dhe debate, me pikëpyetjen: a ka të disponueshme të tilla apartamente në qytetin e Tiranës? Në fakt, ne e prezantuam këtë pas diskutimeve që patëm me Shoqatën e Ndërtuesve, ku në rrethinat e Tiranës kemi marrë garanci që ekzistojnë të tilla apartamente që janë me sipërfaqe të ulëta dhe me një çmim të ulët”, u shpreh Ibrahimaj.

Sipas ministres, reforma parashikon mbështetje për blerjen e apartamenteve edhe me vlerë mbi 60 mijë euro. Blerja do të mbulohet 100% përmes kredisë bankare, ndërsa shteti do të subvencionojë pjesën e normës së interesit mbi 3%. Kufiri maksimal i vlerës së apartamentit është ende në diskutim dhe orientimi është rreth 200 mijë euro. Kjo skemë i dedikohet të punësuarve që kanë nisur karrierën e tyre, si dhe çifteve dhe familjeve të reja.

“Ne do të kemi limitin maksimal diku tek 200.000 euro dhe i dedikohet një kategorie tjetër, që janë të punësuar, që kanë filluar karrierën e tyre dhe ne duam t’i mbështesim”, tha Ibrahimaj

Pjesë e politikës së re do të jetë edhe subvencionimi i qirasë për profesionistët dhe familjet e reja. Sipas propozimit, qiraja do të ketë një kufi deri në 500 euro, ndërsa qeveria do të mbulojë gjysmën e kësaj vlere.

“Ne duam që të fillojmë një politikë për subvencionimin e qirasë, e cila nuk do të ketë një kosto më të madhe se 500 euro, ku qeveria do të mbulojë gjysmën e kësaj vlere gjithashtu për profesionistët apo familjet e reja”, tha ajo.

Ministrja Ibrahimaj bëri të ditur se synimi është që këto skema të hapen në muajin nëntor, pas përfundimit të ndryshimeve të nevojshme ligjore dhe akteve zbatuese.

Në vijim të reformës, Ibrahimaj bëri të ditur se nga viti i ardhshëm parashikohet edhe një model i ri ndërtimi me përdorim të përzier, ku 30% e banesave do të jenë për strehim social, 40% për strehim të përballueshëm për shtresën e mesme dhe 30% për tregun e lirë. Ky model synon të krijojë një përzierje të kategorive të ndryshme të banimit, duke shmangur përqendrimin e një kategorie të vetme sociale në të njëjtat ndërtesa dhe lagje.

Në kuadër të reformës, Agjencia e Zhvillimit të Territorit do të ridimensionohet për të marrë një rol më të plotë në zbatimin e politikave të strehimit dhe për integrimin e tyre me planifikimin territorial.

Burimi ATSH

Ibrahimaj: Politika të reja për strehimin e përballueshëm, kredi me interes të subvencionuar dhe mbështetje për qiranë

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj zhvilloi sot një takim me përfaqësues të Shoqatës së Ndërtuesve dhe përfaqësues të…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ibrahimaj: Politika të reja për strehimin e përballueshëm, kredi me interes të subvencionuar dhe mbështetje për qiranë

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj zhvilloi sot një takim me përfaqësues të Shoqatës së Ndërtuesve dhe përfaqësues të…