Tre projektligje për pagesat dhe bankat në funksion të integrimit, Yzeiri: Harmonizim i legjislacionit

Zëvendësministri i Financave, Endrit Yzeiri, prezantoi sot në Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme, tre projektligje të rëndësishme për Kapitullin 4 “Lëvizja e Lirë e Kapitalit”, që synojnë përafrimin e kuadrit shqiptar me legjislacionin e Bashkimit Evropian.


Zëvendësministri i Financave, Endrit Yzeiri, prezantoi sot në Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme, tre projektligje të rëndësishme për Kapitullin 4 “Lëvizja e Lirë e Kapitalit”, që synojnë përafrimin e kuadrit shqiptar me legjislacionin e Bashkimit Evropian. Tre projektligjet lidhen me shërbimet e pagesave, bankat dhe sistemin e pagesave.

Yzeiri tha se, “projektligji për shërbimet e pagesave modernizon kuadrin për pagesat dhe paranë elektronike. Ai përcakton rregulla për licencimin dhe mbikëqyrjen e institucioneve të parasë elektronike, rrit kërkesat për sigurinë digjitale, forcon transparencën për përdoruesit dhe nxit pagesat e menjëhershme. Synimi është gjithashtu rritja e konkurrencës dhe ulja e kostove të shërbimeve të pagesave”.

Duke u ndalur tek projektligji për bankat, zëvendësministri shpjegoi se, “ky akt ligjor ndërhyn në ligjin e vitit 2006 për të shmangur mbivendosjet me ligjin për shërbimet e pagesave”.

Konkretisht, vijoj ai, projektligj synon të qartësojë rregullat për bankat dhe institucionet që merren me paratë elektronike. Ai përcakton se rregullat e detajuara për emetimin dhe mbikëqyrjen e parasë elektronike do të trajtohen tashmë në ligjin e posaçëm për shërbimet e pagesave. Kjo ndërhyrje bëhet për të harmonizuar legjislacionin shqiptar me standardet e Bashkimit Evropian.

Lidhur me projektligji për sistemin e pagesave, Yzeiri tha se ai synon të zgjeroj kategoritë e institucioneve që mund të marrin pjesë drejtpërdrejt në sistemet e pagesave. Përveç bankave, në këto sisteme do të mund të marrin pjesë edhe institucionet e pagesave dhe institucionet e parasë elektronike.

“Ndryshimi krijon më shumë konkurrencë dhe mbështet zhvillimin e pagesave të menjëhershme dhe shërbimeve të reja elektronike”, nënvizoi ai, teksa theksoi se, “tre projektligjet janë pjesë e angazhimeve për Kapitullin 4 dhe synojnë një sistem pagesash më të sigurt, më konkurrues dhe më të përshtatur me standardet e BE-së”.

Në përgjigje të pyetjeve të deputetëve të opozitës, zëvendësministri Yzeiri, tha se bëhet fjalë për projektligje me karakter teknik, të hartuara nga Banka e Shqipërisë, në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimin Evropian. Ai theksoi se procesi i përafrimit kërkon edhe hartimin e akteve nënligjore përkatëse që do të jenë në vijijm.

Lidhur me uljen e kostove të pagesave elektronike dhe digjitale, Yzeiri theksoi se Shqipëria ka përfituar tashmë nga përfshirja në SEPA, e cila ka sjellë pagesa në euro më të shpejta dhe me kosto më të ulët.

Sipas Yzeirit, Banka e Shqipërisë po punon gjithashtu me Bankën e Italisë për ndërtimin e një sistemi të pagesave të ngjashëm me modelet europiane, i cili do të shërbejë si zgjidhje tranzitore deri në integrimin e plotë të Shqipërisë në tregun europian të pagesave. Bashkëpunimi teknik me Bankën e Italisë për modernizimin e sistemit të pagesave është bërë publik edhe nga Banka e Shqipërisë.

Tre projektligjet u miratuan në komision me shumicë votash.

Burimi ATSH

Qeveria miraton rregulla të reja për resortet, certifikatë e detyrueshme para lejes së ndërtimit

Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për përcaktimin e kategorive të strukturave akomoduese.

Global 360

Meloni i kërkon BE-së të caktojë një negociator për bisedimet e paqes në Ukrainë

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, i ka kërkuar Bashkimit Evropian të caktojë një përfaqësues të posaçëm për negociatat me Rusinë

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Qeveria miraton rregulla të reja për resortet, certifikatë e detyrueshme para lejes së ndërtimit

Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për përcaktimin e kategorive të strukturave akomoduese.