Salla: 33 Shoqëri të Bashkëpunimit Bujqësor në 21 bashki, 455 fermerë kanë bashkuar forcat

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla bëri të ditur rezultatet e para të nismës për krijimin e Shoqërive të Bashkëpunimit Bujqësor sipas produkteve prioritare të çdo zone.


Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla bëri të ditur rezultatet e para të nismës për krijimin e Shoqërive të Bashkëpunimit Bujqësor sipas produkteve prioritare të çdo zone.

Që prej nisjes së procesit në muajin mars, janë krijuar 33 Shoqëri të Bashkëpunimit Bujqësor në 21 bashki, me 455 fermerë të përfshirë, ndërsa puna vijon në 12 bashki të tjera.

Sipas Sallës, modeli i bashkëpunimit synon të adresojë një prej vështirësive kryesore të fermerëve, kostot dhe fuqinë e kufizuar negociuese kur përballen individualisht me tregun.

“Toka, ferma dhe prodhimi mbeten të tuat, por duke bashkuar forcat mund të ulni kostot, të përdorni së bashku makineri, të investoni në grumbullim e përpunim dhe të keni fuqi negociuese më të lartë në treg”, u shpreh Salla.

Për të nxitur këtë model, përmes Skemës Kombëtare 2026, Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor kanë pasur përparësi dhe mundësi financimi deri në 100%, me synimin për të nxitur investimet dhe për të rritur të ardhurat e fermerëve.

Nisma po zbatohet në bashkëpunim edhe me bashkitë, për të mbështetur SHBB-të me asete, infrastrukturë dhe shërbime, duke i kushtuar vëmendje të veçantë të rinjve dhe grave në zonat rurale që duan të investojnë dhe kontribuojnë në zhvillimin e sektorit bujqësor.

“Ky është modeli që po ndërtojmë në çdo bashki, për t’i dhënë më shumë vlerë punës së fermerit dhe më shumë mundësi prodhimit “Made in Albania” në tregun vendas dhe europian”, tha Salla.

Burimi ATSH

Qeveria miraton rregulla të reja për resortet, certifikatë e detyrueshme para lejes së ndërtimit

Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për përcaktimin e kategorive të strukturave akomoduese.

Global 360

Meloni i kërkon BE-së të caktojë një negociator për bisedimet e paqes në Ukrainë

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, i ka kërkuar Bashkimit Evropian të caktojë një përfaqësues të posaçëm për negociatat me Rusinë

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Qeveria miraton rregulla të reja për resortet, certifikatë e detyrueshme para lejes së ndërtimit

Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për përcaktimin e kategorive të strukturave akomoduese.