25 vite nga 11 Shtatori, Begaj: Amerika, ky komb i madh e i fortë, nuk mposhtet nga asgjë

Presidenti Bajram Begaj ka përkujtuar 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nderuar 2,977 viktimat që humbën jetën.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj

Presidenti Bajram Begaj ka përkujtuar 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nderuar 2,977 viktimat që humbën jetën.

Në një reagim në rrjetet sociale, Begaj shprehu ngushëllimet dhe solidaritetin me familjet dhe të afërmit e viktimave.

“Ka kaluar një çerek shekulli, por për Amerikën, ne dhe aleatët tanë, më të cilët ndajmë të njëjtat vlera, 11 shtatori është aty si një kujtesë kolektive që ka riformësuar jetët tona me dëshminë se ideologjitë urrejtëse sjellin pasoja të tmerrshme. Gjatë këtyre viteve, Amerika, ky komb i madh e i fortë, i tregoi botës se nuk mposhtet nga asgjë.”, shkroi Presidenti.

Kreu i Shtetit rikonfirmoi gjithashtu angazhimin e Shqipërisë për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe ndërtimin e një bote më të sigurt e më paqësore për brezat e ardhshëm.

Burimi ATSH

Balla: Ligji “Për tubimet” kalon me Akt Normativ, instrumente të reja kundër dhunës

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla bëri të ditur sot se ndryshimet në ligjin “Për tubimet” do…

Global 360

Zgjedhjet në Serbi, Kamberi: Dy mandate për shqiptarët, në garë për të tretin

Shaip Kamberi ka bërë të ditur se Koalicioni Shqiptar ka fituar në zgjedhje e 27.230 vota sipas rezultateve preliminare pas…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Balla: Ligji “Për tubimet” kalon me Akt Normativ, instrumente të reja kundër dhunës

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla bëri të ditur sot se ndryshimet në ligjin “Për tubimet” do…