Rama: Ka nisur përdorimi i IA në administratë, do të bëhet i detyrueshëm për të gjithë

Kryeministri Edi Rama, bëri të ditur sot se ka nisur integrimi i modeleve të inteligjencës artificiale në administratën publike.

Kryeministri Edi Rama, bëri të ditur sot se ka nisur integrimi i modeleve të inteligjencës artificiale në administratën publike.

Në Forumin e Dytë të Inovacionit, me fokus te Inteligjenca Artificiale dhe zhvillimi i sektorit të teknologjisë në Shqipëri, Rama informoi se ky proces ka nisur fillimisht në drejtoritë juridike dhe më pas do të ketë shtrirje në të gjitha nivelet.

Ai deklaroi se programi kombëtar për aftësimin në teknologjinë e inteligjencës artificiale do të hapet për individët dhe do të bëhet i detyrueshëm për administratën publike.

“Kemi filluar një proces integrimi të moduleve të inteligjencës artificiale me administratën publike në nivelin e parë, fillimisht me drejtoritë juridike dhe do të shtrihemi në të gjitha nivelet për t’i dhënë mundësi administratës që të ketë në dispozicion një asistencë jashtëzakonisht të kualifikuar përmes moduleve të inteligjencës artificiale”, tha ai.

Ndërkohë, kreu i Ekzekutivit theksoi se do të shtohen grantet për “financimin nëpërmjet Fondit të Inovacionit për Kërkim të Aplikuar dhe Partneritete mes Universitetit dhe Industrisë, pikërisht aty ku sot kemi edhe vështirësinë dhe prapambetjen më të madhe”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Ka nisur përdorimi i IA në administratë, do të bëhet i detyrueshëm për të gjithë

Kryeministri Edi Rama, bëri të ditur sot se ka nisur integrimi i modeleve të inteligjencës artificiale në administratën publike.

Global 360

Meloni falënderon Ramën: Shqipëria partnere e çmuar, krenare për rrugëtimin tonë në BE

Kryeministri Edi Rama përgëzoi një ditë më parë homologen e tij italiane, Giorgia Meloni, e cila shënoi një rekord historik…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia