Lamallari: Rishikojmë kriterin e moshës për pranimin në shërbimin zjarrfikës

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, zhvilloi një takim me disa profesionistë shqiptarë që prej vitesh ushtrojnë detyrën e zjarrfikësit në Finlandë dhe Gjermani, si dhe me të rinj të apasionuar pas këtij profesioni


Të rinjtë shqiptarë që shërbejnë në strukturat zjarrfikëse të vendeve të Bashkimit Europian do të kontribuojnë në rishikimin tërësor të kuadrit ligjor të shërbimit zjarrfikës në Shqipëri, përfshirë edhe rishikimin e kriterit të moshës për pranimin në këtë shërbim.

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, zhvilloi një takim me disa profesionistë shqiptarë që prej vitesh ushtrojnë detyrën e zjarrfikësit në Finlandë dhe Gjermani, si dhe me të rinj të apasionuar pas këtij profesioni, me fokus përmirësimin e mëtejshëm të shërbimit zjarrfikës në vend.

“Kemi nisur punën për përmirësimin e bazës ligjore për një sistem sa më efektiv, parandalues dhe mbrojtës kundër zjarrit në vend, përfshi dhe rishikimin e kriterit moshor për pranimin në shërbim”, u shpreh Lamallari.

Në takim u diskutua për nevojën e një rishikimi tërësor të kuadrit ligjor dhe forcimin e kapaciteteve të shërbimit zjarrfikës, duke përfituar nga përvoja e profesionistëve shqiptarë që punojnë në shërbimet homologe të vendeve të BE-së.

Ministri vlerësoi kontributin dhe përvojën e Albanit, Bojkenit dhe Angjeles, të cilët shërbejnë në Finlandë, si dhe të Greinit e Luçianos në Gjermani, ndërsa theksoi rëndësinë e përfshirjes së të rinjve që duan t’i bashkohen këtij shërbimi. Në vijim, bashkëpunimi do të shtrihet edhe në rritjen e kapaciteteve profesionale përmes trajnimeve, shkëmbimit të eksperiencave dhe kontakteve me shërbimet homologe të vendeve ku profesionistët shqiptarë ushtrojnë aktivitetin e tyre.

Përvoja e diasporës shqiptare dhe njohuritë e profesionistëve që shërbejnë në vendet e BE-së do të shërbejnë si një vlerë e shtuar në procesin e modernizimit të shërbimit zjarrfikës shqiptar.

Burimi ATSH

1.1 miliardë lekë shtesë për rritjen e bursave për studentët, 30% e shpenzimeve të përgjithshme për mbrojtjen sociale

Gjatë prezantimit të projektbuxhetit 2027, ministri i Financave, Petrit Malaj, bëri të ditur se për periudhën 2027-2029, shpenzimet kapitale synojnë…

Global 360

Zgjedhjet në Serbi, Kamberi: Dy mandate për shqiptarët, në garë për të tretin

Shaip Kamberi ka bërë të ditur se Koalicioni Shqiptar ka fituar në zgjedhje e 27.230 vota sipas rezultateve preliminare pas…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

1.1 miliardë lekë shtesë për rritjen e bursave për studentët, 30% e shpenzimeve të përgjithshme për mbrojtjen sociale

Gjatë prezantimit të projektbuxhetit 2027, ministri i Financave, Petrit Malaj, bëri të ditur se për periudhën 2027-2029, shpenzimet kapitale synojnë…