
Banka e Shqipërisë: Kredia për bujqësinë arrin 1,38 miliardë lekë, rritje 23% në shtatë muaj
Kredia e re për bujqësinë u rrit me 23% gjatë shtatë muajve të parë të vitit 2026, duke arritur në 1,38 miliardë lekë, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë.

Kredia e re për bujqësinë u rrit me 23% gjatë shtatë muajve të parë të vitit 2026, duke arritur në 1,38 miliardë lekë, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë.
Sipas BSH-së, në fund të korrikut, portofoli i kredisë për sektorin bujqësor arriti në 6,83 miliardë lekë, 9,3% më shumë krahasuar me një vit më parë.
Referuar statistikave, huaja për bujqësinë përbën rreth 0,8% të kredisë së re për biznes.
Ndërkohë, skemat e financimit me kosto të ulët dhe garancia sovrane synojnë të lehtësojnë aksesin e fermerëve dhe SME-ve në kredi. Garancia shtetërore mund të mbulojë deri në 70% të principalit, për kredi deri në 25 milionë lekë.
Konkretisht në rastin kur garancia mbulon 15% – 35% të rrezikut të kredisë, interesi nuk mund të jetë më i lartë se 3%.
Në rast se garancia sovrane mbulon 35% – 55% të rrezikut të kredisë, interesi maksimal do të jetë 2,5%. Në rast se garancia sovrane mbulon 55% – 75% të rrezikut të kreditit, norma tavan e interesit do të jetë 2%.
Për të plotësuar më tej programin e financimit me kosto të ulët, të hartuar nga Banka e Shqipërisë, ofron një skemë të garancisë sovrane, me një fond prej 3 miliardë lekësh, si instrument me qëllim lehtësimin e aksesit në financë për fermerët dhe Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme.
Marrë nga ATSH



















