Rama: Së shpejti në funksion kamerat e Qendrës Kombëtare të Monitorimit të Trafikut Rrugor

Siguria rrugore vijon të jetë një prej prioriteteve të Policisë së Shtetit, ndërsa kontrollet në akset kryesore të vendit po forcohen përmes përdorimit të mjeteve dhe teknologjive inteligjente për evidentimin e shkeljeve.


Siguria rrugore vijon të jetë një prej prioriteteve të Policisë së Shtetit, ndërsa kontrollet në akset kryesore të vendit po forcohen përmes përdorimit të mjeteve dhe teknologjive inteligjente për evidentimin e shkeljeve.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga puna e Policisë Rrugore në aksin Rrogozhinë–Plepa, ku strukturat e policisë po përdorin pajisje të specializuara për matjen e shpejtësisë së automjeteve në kohë reale.

Bashkangjitur videos, Rama shkruan se “siguria rrugore mbetet prioritet”.

“Së shpejti do të vihen në funksion edhe kamerat e Qendrës Kombëtare të Monitorimit të Trafikut Rrugor, duke forcuar kontrollin në akset kryesore. Vetëm gjatë kësaj jave janë vendosur 1.100 masa administrative për tejkalim shpejtësie, me raste që arrijnë deri në 230 km/h. Apeli për drejtuesit e mjeteve është i qartë: pa telefon në timon, pa alkool apo lëndë narkotike dhe pa tejkalim të shpejtësisë”, shkruan Rama.

Ndërkohë Policia e Shtetit, njofton se përdorimi i mjeteve inteligjente në rrugë synon rritjen e kontrollit dhe evidentimin e shkeljeve, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë për të gjithë përdoruesit e rrugës.

Vetëm gjatë kësaj jave janë vendosur rreth 1,100 masa administrative për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, ndërsa 1060 raste janë proceduar për mungesë të lejes së drejtimit.

Kontrollet kanë evidentuar edhe raste të shpejtësive ekstreme, ku automjetet kanë lëvizur deri në 230 km/orë, duke përbërë një rrezik të drejtpërdrejtë për sigurinë e drejtuesve, pasagjerëve dhe përdoruesve të tjerë të rrugës.

Për shkeljet e konstatuara janë marrë masa administrative, ndërsa në rastet e parashikuara nga legjislacioni janë aplikuar edhe masa plotësuese, përfshirë heqjen e lejes së drejtimit.

Krahas shpejtësisë, kontrollet e Policisë Rrugore janë përqendruar edhe në shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit, përfshirë drejtimin e mjeteve pa dokumentacionin përkatës.

Në kuadër të forcimit të kontrollit të trafikut rrugor, së shpejti pritet të vihen në funksion edhe kamerat e Qendrës Kombëtare të Monitorimit të Trafikut Rrugor.

Këto sisteme do të mundësojnë monitorim më të gjerë dhe të vazhdueshëm të qarkullimit në akset kryesore, duke ndihmuar në evidentimin e shkeljeve dhe reagimin e strukturave përgjegjëse.

Qëllimi është që përdorimi i teknologjisë të plotësojë kontrollet në terren dhe të krijojë një sistem më efikas të monitorimit të trafikut.

Policia Rrugore u bën apel drejtuesve të mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të shmangin sjelljet që rrezikojnë jetën e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.

Apeli përfshin mos përdorimin e telefonit gjatë drejtimit të mjetit, mosdrejtimin nën efektin e alkoolit apo lëndëve narkotike dhe respektimin e kufijve të shpejtësisë.

Intensifikimi i kontrolleve dhe përdorimi i mjeteve inteligjente synojnë të rrisin respektimin e rregullave të qarkullimit dhe të kontribuojnë në uljen e aksidenteve rrugore dhe pasojave të tyre.

/Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Muaji i Ndërgjegjësimit për kancerin pediatrik, Spahiu: Asnjë familje nuk duhet ta përballojë këtë rrugëtim pa mbështetje

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, ndau në rrjetet sociale një mesazh në kuadër të Muajit të Ndërgjegjësimit…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Muaji i Ndërgjegjësimit për kancerin pediatrik, Spahiu: Asnjë familje nuk duhet ta përballojë këtë rrugëtim pa mbështetje

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, ndau në rrjetet sociale një mesazh në kuadër të Muajit të Ndërgjegjësimit…