Ibrahimaj: OBP lançon platformën e re elektronike të prokurimeve

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj bëri të ditur sot nisjen e platformës së re elektronike të prokurimeve, prokurimet.obp.al, e cila synon digjitalizimin e plotë të administrimit të kërkesave për prokurim.


Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj bëri të ditur sot nisjen e platformës së re elektronike të prokurimeve, prokurimet.obp.al, e cila synon digjitalizimin e plotë të administrimit të kërkesave për prokurim.

Sipas Ibrahimajt, përmes kësaj platforme më shumë se 250 autoritete kontraktore do të mund të administrojnë në mënyrë tërësisht digjitale kërkesat për prokurim, duke përfshirë përgatitjen, nënshkrimin dhe vulosjen elektronike të dokumentacionit.

Kjo mënyrë e re e administrimit eliminon nevojën për printimin dhe dorëzimin fizik të dokumenteve, duke synuar rritjen e shpejtësisë dhe efikasitetit në proceset e prokurimit.

Platforma e re sjell reduktim të dokumentacionit fizik dhe kostove administrative, komunikim të drejtpërdrejtë dhe të standardizuar ndërmjet institucioneve, si dhe mundësinë për ndjekjen në kohë reale të statusit të kërkesave.

Një tjetër element i rëndësishëm është rritja e transparencës dhe gjurmueshmërisë, pasi çdo veprim i kryer gjatë procesit mund të ndiqet në mënyrë të dokumentuar.

Sipas ministres, platforma përfaqëson një standard të ri bashkëpunimi ndërmjet autoriteteve kontraktore dhe Operatorit të Blerjeve të Përqendruara (OBP), duke ndryshuar mënyrën e paraqitjes dhe administrimit të kërkesave për prokurim.

“Prokurojmë së bashku për Shqipërinë evropiane”, shprehet Ibrahimaj, duke theksuar se digjitalizimi i këtij procesi synon të kursejë kohë dhe burime, të thjeshtojë procedurat dhe të mbështesë realizimin në kohë të prokurimeve për punë, mallra dhe shërbime.

Platforma e re synon gjithashtu të kontribuojë në ofrimin e shërbimeve më cilësore për qytetarët, përmes një administrimi më të shpejtë, transparent dhe efikas të procedurave të prokurimit publik.

/Marrë nga ATSH

Hoxha takim me ministrin e Ekonomisë dhe Digjitalizimit në Rumani: Angazhim për rritjen e shkëmbimeve tregtare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha u takua në Bukuresht me Daniel-Cătălin Zamfir, ministrin e Ekonomisë, Digjitalizimit,…

Global 360

Herzog mandaton Gadi Eisenkot për formimin e qeverisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, pritet t’i japë politikanit të opozitës, Gadi Eisenkot, mandatin për formimin e qeverisë së re

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha takim me ministrin e Ekonomisë dhe Digjitalizimit në Rumani: Angazhim për rritjen e shkëmbimeve tregtare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha u takua në Bukuresht me Daniel-Cătălin Zamfir, ministrin e Ekonomisë, Digjitalizimit,…