Banka e Shqipërisë mban të pandryshuar normën bazë të interesit në 2,5%

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi këtë të mërkurë të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin 2,5%, duke vlerësuar se qëndrimi aktual i politikës monetare mbetet i përshtatshëm për ruajtjen e stabilitetit të çmimeve dhe mbështetjen e rritjes ekonomike.


Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi këtë të mërkurë të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin 2,5%, duke vlerësuar se qëndrimi aktual i politikës monetare mbetet i përshtatshëm për ruajtjen e stabilitetit të çmimeve dhe mbështetjen e rritjes ekonomike.

Vendimi u mor pas shqyrtimit dhe miratimit të Raportit Tremujor të Politikës Monetare, ndërsa guvernatori Gent Sejko deklaroi se ekonomia shqiptare ka vijuar të ruajë një trend pozitiv zhvillimi edhe gjatë tremujorit të dytë të vitit, pavarësisht një mjedisi të jashtëm që mbetet sfidues.

Sipas Sejkos, aktiviteti ekonomik ka vijuar të zgjerohet me ritme solide, ndonëse disi më të ulëta se në tremujorin e parë, ndërsa inflacioni është rritur si pasojë e rritjes së çmimeve të naftës dhe produkteve energjetike në tregjet ndërkombëtare, si edhe e kërkesës së qëndrueshme të brendshme. Megjithatë, ai theksoi se inflacioni mbetet i kontrolluar dhe pranë objektivit të Bankës së Shqipërisë.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se inflacioni mesatar i çmimeve të konsumit arriti në 3% gjatë tremujorit të dytë, ndërsa ekonomia shqiptare vijoi të mbështetet nga konsumi, investimet, eksportet, të ardhurat nga turizmi dhe kushtet e favorshme monetare e financiare.

Guvernatori nënvizoi se sektori bankar mbetet i qëndrueshëm, tregjet financiare karakterizohen nga likuiditet i bollshëm dhe norma të ulëta interesi, ndërsa kreditimi i sektorit privat vijoi të rritet me ritme të shpejta. Portofoli i kredisë u zgjerua me 14% në bazë vjetore gjatë tremujorit të dytë, i orientuar kryesisht drejt financimit të investimeve të bizneseve dhe blerjes së banesave nga familjet.

Në vlerësimin e Bankës së Shqipërisë, perspektiva e ekonomisë mbetet pozitive. Parashikimet tregojnë se aktiviteti ekonomik do të vijojë të rritet pranë potencialit, ndërsa inflacioni pritet të mbetet lehtësisht mbi objektiv në afatin e shkurtër dhe të rikthehet gradualisht drejt tij në periudhën afatmesme.

Megjithatë, Banka e Shqipërisë vlerëson se tensionet gjeopolitike në Lindjen e Mesme mbeten një burim pasigurie për ekonominë globale dhe atë shqiptare, duke mbajtur të larta rreziqet për inflacionin dhe duke ushtruar presion mbi perspektivën e rritjes ekonomike.

Përveç normës bazë të interesit, Këshilli Mbikëqyrës vendosi të mbajë të pandryshuar edhe normën e interesit të depozitës njëditore në nivelin 1,5% dhe normën e interesit të kredisë njëditore në nivelin 3,5%.

Banka e Shqipërisë theksoi se do të vijojë të monitorojë me kujdes zhvillimet ekonomike dhe inflacionin, duke u shprehur e gatshme të ndërhyjë me instrumentet e politikës monetare, nëse do të jetë e nevojshme, për të garantuar stabilitetin e çmimeve.

/Burimi ATSH

Hoxha takim me ministrin e Ekonomisë dhe Digjitalizimit në Rumani: Angazhim për rritjen e shkëmbimeve tregtare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha u takua në Bukuresht me Daniel-Cătălin Zamfir, ministrin e Ekonomisë, Digjitalizimit,…

Global 360

Herzog mandaton Gadi Eisenkot për formimin e qeverisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, pritet t’i japë politikanit të opozitës, Gadi Eisenkot, mandatin për formimin e qeverisë së re

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha takim me ministrin e Ekonomisë dhe Digjitalizimit në Rumani: Angazhim për rritjen e shkëmbimeve tregtare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha u takua në Bukuresht me Daniel-Cătălin Zamfir, ministrin e Ekonomisë, Digjitalizimit,…