Gonxhja: Pezullohen punimet e ndërtimit në zonat turistike gjatë sezonit veror

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se Këshilli i Ministrave miratoi sot një vendim që disiplinon në nivel qendror pezullimin e punimeve të ndërtimit dhe aktiviteteve të lidhura me to në zonat turistike gjatë sezonit veror.


Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se Këshilli i Ministrave miratoi sot një vendim që disiplinon në nivel qendror pezullimin e punimeve të ndërtimit dhe aktiviteteve të lidhura me to në zonat turistike gjatë sezonit veror.

Sipas ministrit, vendimi synon të garantojë një sezon turistik me standarde më të larta për vizitorët, duke shmangur shqetësimet që shkaktojnë punimet në zonat bregdetare dhe destinacionet turistike.

Gonxhja u ndal edhe te ndryshimet ligjore që synojnë lehtësimin e procedurave në sektorin e turizmit, duke përmendur regjistrimin elektronik të vizitorëve, certifikimin, si dhe rregulla të reja për trajtimin e mbetjeve organike nga hotelet dhe restorantet.

Mbetjet organike të hoteleve e restoranteve do të trajtohen tashmë në një mënyrë të re.

“Nuk mund të merren dhe të hidhen në çdo orë të ditës në koshat e lagjes apo në koshat e mbeturinave të komunitetit”, tha ministri, pasi ato do të menaxhohen sipas një regjimi dhe protokolli të veçantë, të përcaktuar tashmë në ligj. Ai theksoi se qëllimi i qeverisë është zhvillimi i një turizmi më cilësor, që gjeneron më shumë të ardhura për ekonominë.

“Ne duam një turizëm që, pse jo, të jetë edhe me më pak miliona vizitorë, por që të jetë një turizëm cilësor, i cili lë më shumë para në ekonominë tonë dhe më shumë mirëqenie”, u shpreh Gonxhja.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Xiamen…një histori e shkruar nga deti

Qielli i kaltër, gjelbërimi i gjithandejshëm dhe deti që ndërthuret me jetën urbane. Kjo është pamja që të ofron Xiameni,…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Xiamen…një histori e shkruar nga deti

Qielli i kaltër, gjelbërimi i gjithandejshëm dhe deti që ndërthuret me jetën urbane. Kjo është pamja që të ofron Xiameni,…