Sondazhi: Banorët e shumë vendeve të botës kanë mendim më të mirë për Kinën se për ShBA-në

Banorët e 27 nga 36 vendet dhe rajonet e përfshira në sondazh kanë mendim më të mirë për Kinën sesa për ShBA-në, duke përfshirë vendet fqinje të ShBA-së, Kanadanë dhe Meksikën


Qendra e Kërkimit “Pew” e ShBA-së publikoi një sondazh, ku tregohet që banorët e shumë vendeve të botës kanë mendim më të mirë për Kinën sesa për ShBA-në. Kjo është hera e parë që ndodh një gjë e tillë vitet e fundit, çka dëshmon që arritjet dhe konceptet e Kinës në zhvillim dhe qeverisje kanë fituar njohje të gjerë në komunitetin ndërkombëtar.

Ky sondazh nga “Pew” mbulon 36 vende dhe rajone, me mbi 42 mijë pjesëmarrës. Të dhënat tregojnë se vlerësimi pozitiv global ndaj Kinës ka arritur një nivel historik, dhe banorët në Kanada, Australi, Francë, Gjermani dhe aleatë të tjerë tradicionalë të ShBA-së janë më miqësorë ndaj Kinës. Shumica e të anketuarve mendojnë se Kina është më e besueshme në trajtimin e çështjeve ndërkombëtare. Në këtë kohë të trazuar, Kina po bëhet një forcë stabilizuese globale; ndërsa ShBA-ja, me diplomacinë e tregtisë dhe proteksionizmin tregtar, vazhdon të dëmtojë marrëdhëniet me aleatët dhe imazhi i saj ndërkombëtar po pëson rënie.

Banorët e 27 nga 36 vendet dhe rajonet e përfshira në sondazh kanë mendim më të mirë për Kinën sesa për ShBA-në, duke përfshirë vendet fqinje të ShBA-së, Kanadanë dhe Meksikën. Ndryshimi i opinionit të aleatëve të ShBA-së është veçanërisht i dukshëm; vlerësimi pozitiv nga kanadezët për ShBA-në ka rënë nga 57 % më 2023 në 33 %, ndërsa për Kinën u rrit në 44 %. Raporti përmend se Kina, duke optimizuar lehtësitë për hyrje, duke thjeshtuar pagesat e turistëve të huaj dhe duke lehtësuar kufizimet e akomodimit, po tërheq gjithnjë e më shumë të huaj që ta vizitojnë, të përjetojnë progresin e Kinës dhe të kontribuojnë në ndryshimin e opinionit jashtë Kinës.

Burimi CGTN

Lexo më shumë nga

Gonxhja: Trefishim fondesh për eventet kulturore që nga koha kur morëm këtë detyrë

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, deklaroi se gjatë gjashtë muajve të parë të vitit janë zhvilluar 1700…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gonxhja: Trefishim fondesh për eventet kulturore që nga koha kur morëm këtë detyrë

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, deklaroi se gjatë gjashtë muajve të parë të vitit janë zhvilluar 1700…