Reforma Zgjedhore, Celibashi propozon pesë ndryshime në Kodin e ri

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi kërkoi sot ndryshime në Kodin Zgjedhor për të forcuar ndarjen mes shtetit dhe partisë në pushtet.


Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi kërkoi sot ndryshime në Kodin Zgjedhor për të forcuar ndarjen mes shtetit dhe partisë në pushtet.

Në tryezën teknike të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, Celibashi u shpreh se keqpërdorimi i burimeve shtetërore dhe shkrirja e vijës ndarëse mes shtetit dhe partisë në pushtet, të evidentuara si problematikat kryesore në raportin e fundit të OSBE/ODIHR-it, kërkojnë një adresim të menjëhershëm.

Celibashi theksoi se reforma e ardhshme zgjedhore duhet të forcojë garancitë ligjore në këtë drejtim, ndërsa paraqiti edhe pesë propozime konkrete.

Së pari, sipas Celibashit duhet përcaktimi i qartë në Kodin Zgjedhor i nocionit “burime administrative dhe/ose shtetërore”.

“Ky nocion duhet të përfshijë fondet publike, asetet publike, automjetet shtetërore, ndërtesat publike, personelin e administratës, sistemet elektronike të institucioneve, bazat shtetërore të të dhënave, faqet zyrtare të institucioneve publike dhe funksionarëve, platformat institucionale në rrjetet sociale, fushatat e komunikimit publik, aktivitetet ceremoniale, programet publike dhe çdo autoritet tjetër institucional që rrjedh nga ushtrimi i funksionit publik. Një përkufizim i tillë duhet të vendoset drejtpërdrejt në Kodin Zgjedhor dhe jo të jetë pjesë e akteve nënligjore” tha Ilirjan Celibashi.

Celibashi kërkon gjithashtu që Kodi i ri Zgjedhor të sanksionojë qartë parimin e ndarjes mes shtetit dhe partisë në pushtet.

“Në shumë vende të OSBE-së ky është një parim me vlerë kushtetuese ose ligjore. Edhe në legjislacionin shqiptar duhet të ecet në këtë drejtim. Një dispozitë e tillë do të shërbente si normë bazë mbi të cilën do të ndërtohej i gjithë sistemi i kontrollit administrativ” shtoi ai.

Po ashtu, Celibashi kërkoi të përcaktohet qartë se gjatë periudhës zgjedhore, përveç rasteve të domosdoshme për interes publik ose emergjencave, nuk lejohen inaugurimet e veprave publike dhe ceremonitë promovuese të investimeve publike. Po ashtu, sipas tij, nuk duhet të lejohen aktivitetet për prezantimin e projekteve të reja të financuara nga buxheti i shtetit, shpallja e skemave të reja të subvencioneve apo granteve, si dhe shpërndarja ceremoniale e akteve administrative individuale, kur kjo nuk diktohet nga detyrime ligjore ose afate të pashmangshme.

Gjithashtu, Celibashi theksoi se duhet të ketë parashikime që ndalojnë publikimin e veprimtarisë së institucioneve publike gjatë një periudhe të caktuar, me përjashtim të rasteve kur kjo ka për qëllim informimin e publikut për një çështje konkrete.

“Nuk ka pse të mediatizohen në çdo formë inspektimet e punimeve publike, edhe kur ato janë vërtet të tilla” shtoi ai

Celibashi propozon gjithashtu një rregullim të posaçëm për komunikimin institucional në faqet zyrtare të institucioneve, rrjetet sociale, fushatat publike të komunikimit, materialet audiovizive të financuara nga fondet publike dhe komunikimin dixhital institucional, pasi sipas kreut të KQZ-së, është shndërruar në formën më të sofistikuar të përdorimit të burimeve administrative.

Burimi ATSH

Ibrahimaj: Politikë fiskale më sociale, do monitorojmë uljen e çmimeve për konsumatorët

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj u shpreh sot se paketa e re fiskale parashikon një sërë lehtësirash për…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ibrahimaj: Politikë fiskale më sociale, do monitorojmë uljen e çmimeve për konsumatorët

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj u shpreh sot se paketa e re fiskale parashikon një sërë lehtësirash për…