Peleshi: Kjo është legjislatura e integrimit evropian, miratuam 131 ligje

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, në bilancin e punës në dy sesionet e para të kësaj legjislature parlamentare e cilësoi legjislaturën si atë të integrimit evropian, për shkak të rolit të Parlamentit në mbështetjen e procesit të negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.


Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, në bilancin e punës në dy sesionet e para të kësaj legjislature parlamentare e cilësoi legjislaturën si atë të integrimit evropian, për shkak të rolit të Parlamentit në mbështetjen e procesit të negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Në takimin e zgjeruar të grupit parlamentar të PS-së, ku i pranishëm është edhe Kryeministri, njëherësh kryetari i PS-së Edi Rama, Peleshi u shpreh se në dy sesionet e deritanishme Kuvendi ka ushtruar tre funksionet e tij themelore të përcaktuara nga Kushtetuta, si funksionin legjislativ, mbikëqyrës dhe zgjedhës.

Sipas tij, Kuvendi ka qenë institucioni ku janë materializuar reformat më të rëndësishme të kësaj periudhe.

Peleshi bëri të ditur se gjatë dy sesioneve të para janë miratuar 131 ligje, rreth 40 më shumë krahasuar me dy sesionet e fundit të legjislaturës së kaluar.

“Janë miratuar me konsensus ndryshime në Rregulloren e Kuvendit, duke modernizuar procedurat parlamentare dhe duke rikonfiguruar komisionet e përhershme parlamentare”, tha ai.

Në fjalën e tij, Peleshi renditi edhe një sërë reformash ligjore të ndërmarra gjatë kësaj periudhe, mes të cilave ndryshimet në Kodin Penal dhe Kodin Civil, përmirësimin e kuadrit ligjor për konfliktin e interesit, lobimin, komisionet hetimore, organet e drejtësisë, pronësinë intelektuale, mbrojtjen e mjedisit, bujqësinë dhe zhvillimin rural.

Duke u ndalur te procesi i integrimit evropian, Peleshi tha se puna e Kuvendit nuk ka qenë asnjëherë më parë kaq e lidhur ngushtë me negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

“Po ta përkufizonim me një fjalë këtë legjislaturë, ajo do të ishte legjislatura e integrimit evropian”, u shpreh ai.

Sipas Peleshit, në kuadër të procesit të negociatave janë miratuar 157 amendamente shtesë, janë shqyrtuar pozicionet negociuese të Shqipërisë, është monitoruar vazhdimisht ecuria e negociatave dhe janë zhvilluar dhjetëra seanca dëgjimore me ministrat dhe ekipet negociatore.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Spahiu takon të dërguarin e posaçëm të SHBA, Zampolli: Thellojmë bashkëpunimin në fusha me rëndësi strategjike

Nënkryetarja e Kuvendit, Klodiana Spahiu, njëkohësisht e propozuar për ministre të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, zhvilloi sot një takim me…

Global 360

Meloni falënderon Ramën: Shqipëria partnere e çmuar, krenare për rrugëtimin tonë në BE

Kryeministri Edi Rama përgëzoi një ditë më parë homologen e tij italiane, Giorgia Meloni, e cila shënoi një rekord historik…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Spahiu takon të dërguarin e posaçëm të SHBA, Zampolli: Thellojmë bashkëpunimin në fusha me rëndësi strategjike

Nënkryetarja e Kuvendit, Klodiana Spahiu, njëkohësisht e propozuar për ministre të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, zhvilloi sot një takim me…