Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime

Sipas “Skyscanner”, me një buxhet ditor prej 40 deri në 70 euro, Shqipëria mbetet një nga alternativat më të favorshme për turistët, që kërkojnë të shijojnë Mesdheun, klimën e ngrohtë dhe autenticitetin, pa u përballur me kostot e larta të destinacioneve tradicionale.


Media spanjolle “Skyscanner” e ka renditur Shqipërinë mes 20 destinacioneve më të lira në botë për pushime, duke e cilësuar si një prej zgjedhjeve më të mira për turistët që kërkojnë të kombinojnë çmimet e përballueshme, peizazhet mbresëlënëse dhe përvojat autentike.

Në artikullin kushtuar destinacioneve më ekonomike në botë, “Skyscanner” fton turistët, të zbulojnë vende që ia vlen të vizitohen sa më parë, duke theksuar se udhëtimi me një buxhet të kufizuar nuk nënkupton përvoja më pak cilësore.

Sipas medias spanjolle, disa prej destinacioneve më tërheqëse të planetit vazhdojnë të jenë edhe ndër më të përballueshmet, pavarësisht rritjes së vazhdueshme të çmimeve në pjesën më të madhe të Evropës Perëndimore, Amerikës së Veriut dhe në disa rajone të Azisë.

Në listën e publikuar nga “Skyscanner” përfshihen Kamboxhia, Malajzia, Paraguai, Bolivia, Peruja, Tajlanda, Rumania, Sri Lanka, Armenia, Portugalia, Filipinet, Shqipëria, Polonia, Hondurasi, Republika Dominikane, Mbretëria e Lesotos, Maroku, India, Nikaragua dhe Nepali.

Artikulli nënvizon se ende ka vende ku kostoja e jetesës për turistët mbetet e ulët, duke bërë të mundur që vizitorët të shijojnë pushime cilësore pa shpenzime të larta.

Në këto destinacione, një vakt mund të kushtojë më pak se një kafe në shumë kryeqytete evropiane, ndërsa akomodimi pranë plazheve tropikale mbetet i përballueshëm.

Sipas “Skyscanner”, luksi i vërtetë qëndron te mundësia për të përjetuar gjithçka me një buxhet modest.

Për Shqipërinë, media spanjolle thekson se vendi ofron disa nga brigjet më tërheqëse të Mesdheut, me çmime që mbeten ende befasuese për standardet evropiane.

Ndërsa shumë turistë zgjedhin Greqinë, Kroacinë apo Italinë, Shqipëria vazhdon të ofrojë një përvojë më të qetë, autentike dhe më ekonomike.

“Skyscanner” veçon Rivierën Shqiptare për plazhet me ujëra të kristalta, fshatrat piktoreskë bregdetarë dhe peizazhet ku malet zbresin drejt detit.

Ksamili, Himara dhe Dhërmiu përmenden si destinacione që ruajnë ende ndjesinë e zbulimit, ndërsa theksohet se edhe gjatë sezonit turistik, çmimet mbeten përgjithësisht më të ulëta se në vendet fqinje më të njohura.

Përtej bregdetit, artikulli ndalet edhe te pasuria kulturore e vendit, duke përmendur Beratin dhe Gjirokastrën, të dyja pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, si edhe Alpet Shqiptare, të cilat konsiderohen ndër destinacionet më të mira për ecje malore në Evropë.

Sipas “Skyscanner”, me një buxhet ditor prej 40 deri në 70 euro, Shqipëria mbetet një nga alternativat më të favorshme për turistët, që kërkojnë të shijojnë Mesdheun, klimën e ngrohtë dhe autenticitetin, pa u përballur me kostot e larta të destinacioneve tradicionale.

Marrë nga ATSH

Ibrahimaj: Politikë fiskale më sociale, do monitorojmë uljen e çmimeve për konsumatorët

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj u shpreh sot se paketa e re fiskale parashikon një sërë lehtësirash për…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ibrahimaj: Politikë fiskale më sociale, do monitorojmë uljen e çmimeve për konsumatorët

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj u shpreh sot se paketa e re fiskale parashikon një sërë lehtësirash për…