Gonxhja: Rritja e turizmit u ngadalësua në qershor, duhet vëmendje ndaj perceptimit për Shqipërinë

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja mori pjesë sot gjatë prezantimit të Programit Kombëtar “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”.


Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja mori pjesë sot gjatë prezantimit të Programit Kombëtar “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”.

Gjatë fjalës së tij në panelin e III – Investimet në Bujqësi dhe Turizëm, Gonxhja e vuri theksin tek shifrat e turistëve gjatë gjashtë muajve të parë duke theksuar nevojën për vëmendje ndaj zhvillimeve në sektor.

“Në muajin maj kishim një rritje shumë të lartë. Në 5 mujorin e parë të vitit kemi një rritje prej 8.2% të numrit të turistëve, pastaj vetëm në maj 16% në raport me 2025. Në qershor kemi një rritje prej 1.2 % dhe kjo është goxha shqetësuese”.

Sipas tij, kjo rënie e ritmit përbën një ndryshim të ndjeshëm krahasuar me trendin e muajve të parë të vitit.

“Është një rënie shumë e konsiderueshme në raport me trendin e 5 mujorit është 7 herë më pak. Kemi një goditje shumë të fortë, doja ta thosha pasi e kemi deklaruar edhe publikisht as mos të duket se duam të bëjmë zhurmuesin apo të dalim kundër situatës së protestës, por me shumë takt kemi thënë që kjo lokomotivë e ekonomisë së vendit është shumë e fuqishme, por është shume delikate ekonomia e turizmit dhe ka të bëjë me atë që njerëzit që marrin si perceptim për së largu për vendin që ata vizitojnë”, nënvizoi Gonxhja.

Ministri Gonxhja theksoi se ekonomia e turizmit ndikohet ndjeshëm nga perceptimi që krijojnë vizitorët potencialë për destinacionin.

“Duhet të jemi shumë të vëmendshëm në këtë pikë, pasi është një ekonomi që rritet me shumë biznese me shumë pjesë të industrisë së turizmit që janë shumë sektoriale, qarkulluese dhe të cilat ndikojnë dhe impaktojnë shumë pjesë të ekonomisë”, tha Gonxhja.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Viti i ri shkollor, Kumbaro: Ndalim celularëve, kamera inteligjente dhe “Pas Shkolle”

Në vijim të takimeve me drejtues të strukturave të arsimit parauniversitar, ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro, dha disa mesazhe të…

Global 360

Meloni falënderon Ramën: Shqipëria partnere e çmuar, krenare për rrugëtimin tonë në BE

Kryeministri Edi Rama përgëzoi një ditë më parë homologen e tij italiane, Giorgia Meloni, e cila shënoi një rekord historik…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Viti i ri shkollor, Kumbaro: Ndalim celularëve, kamera inteligjente dhe “Pas Shkolle”

Në vijim të takimeve me drejtues të strukturave të arsimit parauniversitar, ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro, dha disa mesazhe të…