“Saranda Welcome Center”, porta moderne e mirëseardhjes për turistët

Terminali i ri i pritjes së pasagjerëve dhe turistëve “Saranda Welcome Center” në Portin e Sarandës synon të përmirësojë përvojën e vizitorëve që mbërrijnë në qytet, veçanërisht gjatë sezonit turistik.


Terminali i ri i pritjes së pasagjerëve dhe turistëve “Saranda Welcome Center” në Portin e Sarandës synon të përmirësojë përvojën e vizitorëve që mbërrijnë në qytet, veçanërisht gjatë sezonit turistik.

Prefektja e qarkut Vlorë, Evis Alushi së bashku me kryetarin e bashkisë Sarandë, Oltion Çaçi zhvilloi një vizitë në terminalin e ri “Saranda Welcome Center”, një investim që shërben si porta moderne e mirëseardhjes për qytetin.

Gjatë vizitës, prefektja Alushi u njoh nga afër me kushtet dhe shërbimet që ofron ky terminal.

Terminali i ri ka hapësira parkimi, ambiente në shërbim të vizitorëve dhe një organizim bashkëkohor të mobilitetit urban, duke lehtësuar qarkullimin dhe përmirësuar përvojën e qytetarëve dhe turistëve.

Prefektja Alushi vlerësoi se investime të tilla përfaqësojnë një hap të rëndësishëm në transformimin e Sarandës, duke kontribuar në rritjen e cilësisë së shërbimeve, forcimin e infrastrukturës turistike dhe krijimin e një destinacioni më funksional, më mikpritës dhe më tërheqës për vizitorët gjatë gjithë vitit.

Me rritjen e numrit të turistëve dhe kroçierave që vizitojnë Sarandën çdo vit, terminali luan një rol të rëndësishëm në menaxhimin e fluksit të pasagjerëve dhe në promovimin e qytetit si një nga destinacionet kryesore turistike të Shqipërisë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama përsërit ftesën për dialog me studentët dhe pedagogët

Kryeministri Edi Rama përsëriti sot ftesën për dialog ndaj studentëve dhe pedagogëve që vijojnë protestën, duke shprehur gatishmërinë e qeverisë…

Global 360

Zgjedhjet në Serbi, Kamberi: Dy mandate për shqiptarët, në garë për të tretin

Shaip Kamberi ka bërë të ditur se Koalicioni Shqiptar ka fituar në zgjedhje e 27.230 vota sipas rezultateve preliminare pas…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama përsërit ftesën për dialog me studentët dhe pedagogët

Kryeministri Edi Rama përsëriti sot ftesën për dialog ndaj studentëve dhe pedagogëve që vijojnë protestën, duke shprehur gatishmërinë e qeverisë…