Autoriteti i Konkurrencës monitoron tregun e produkteve të shportës në supermarketet kryesore
Autoriteti i Konkurrencës ka nisur monitorimin e tregut të shitjes me pakicë të produkteve të shportës në rrjetin e supermarketeve kryesore në vend, pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të ngritura nga deputetët në Kuvendin e Shqipërisë.

Sipas Autoritetit të Konkurrencës, monitorimi synon të analizojë ecurinë e çmimeve, strukturën e konsumit dhe të dhënat mbi shitjet gjatë periudhës 1 janar 2025 – qershor 2026, me qëllim vlerësimin e funksionimit të konkurrencës në një treg që ndikon drejtpërdrejt në shpenzimet e familjeve shqiptare.
Në kuadër të këtij procesi, operatorët kryesorë të tregtisë me pakicë do të paraqesin informacion mbi shitjet totale, si dhe të dhëna të detajuara për 30 produktet që kanë peshën më të madhe në shitjet e tyre.
Këto të dhëna do t’i nënshtrohen një analize krahasuese për të vlerësuar sjelljen e tregut, nivelin e konkurrencës dhe elementët që ndikojnë në formimin e çmimeve.
Autoriteti i Konkurrencës thekson se mbetet i angazhuar për garantimin e tregjeve të hapura, konkurruese dhe transparente, në funksion të mbrojtjes së interesit publik dhe mirëqenies së konsumatorëve.
Burimi ATSH