Rama: Sezon politik me energji të reja, rritje cilësore e ndërveprimit me qytetarët

Në takimin e zgjeruar dyditor të kryeministrit Edi Rama me ministrat e kabinetit qeveritar dhe drejtuesit politik të Partisë Socialiste në qarqe që u zhvillua në qytetin e Pogradecit, u nënvizua veçanërisht rritja cilësore e ndërveprimeve me njerëzit.


Në takimin e zgjeruar dyditor të kryeministrit Edi Rama me ministrat e kabinetit qeveritar dhe drejtuesit politik të Partisë Socialiste në qarqe që u zhvillua në qytetin e Pogradecit, u nënvizua veçanërisht rritja cilësore e ndërveprimeve me njerëzit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot momente nga kjo mbledhje ku u diskutuan pikat kryesore të platformës strategjike “Besa”, dokumenti “Prania Besnike” si dhe “Pasqyra Albania”.

“Ndjesia e mirë e një sezoni politik me energji të reja dhe të tjerë hapa vendimtarë drejt Shqipëri 2030, ku rritja cilësore e ndërveprimeve me njerëzit do të jetë domethënëse, buron edhe nga fakti i angazhimit e reflektimit serioz që mori formë në dy ditët e maratonës së Pogradecit”, u shpreh ndër të tjera kryeministri.

Në fjalën e mbajtur gjatë kësaj mbledhje, Rama nënvizoi rëndësinë e rolit të drejtuesve politikë në qarqe.

“Fiksimi jonë duhet të jetë shqetësimi i çdo qytetari prandaj drejtuesve politikë duhet t’u japim fuqi që ta ndjekin territorin aty dhe ministrave do të duhet t’i japim detyrimin që çdo muaj të ndjekin vetë personalisht gjithë drejtoritë. Në qoftë se është një grup deputetësh që fokusohen bashkë dhe i marrin në analizë bashkë atëhere gjërat ndryshojnë”, tha Rama.

Ndërkohë kryeministri ndau edhe opinionet e ministrave dhe deputetëve socialistë mbi dokumentet kryesore të analizuara në këtë mbledhje.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi u shpreh se “do të ishte me vlerë që të kishte edhe nga një ‘Njësi Besa’ në secilën ministri”.

Ndërsa ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro vlerësoi se dokumenti “Besa” synon që të vërë emra konkretë për shqetësime që artikulohen në publik.

Sipas deputetit Erion Malaj, sfida më e madhe do të jetë si të kthehet dëgjimi në vendimmarrje dhe rezultat.

Ndërkohë emërtimi “Besa” për deputetin Eduard Shalsi është shumë i fuqishëm. “‘Besa’ është gjetje jashtëzakonisht interesante, shumë e fortë”, shtoi ai.

Për deputeten Evis Kushi një reflektim i tillë i thellë është i domosdoshëm.

Ndërsa për deputetin Fatmir Xhafaj duhet të formohet një sistem i dyfishtë besueshmërie përmes marrëdhënies qeveri-qytetar.

Nga ana tjetër, deputetja Milva Ekonomi u shpreh se “kjo është komplet një kulturë e re që ne duam të përqafojmë në qeverisje”.

Sipas deputetit Ulsi Manja kësaj tryeze i kërkohet vullnet politik.

Ndërsa për Sekretarin e Përgjithshëm të PS-së, Blendi Klosi “PS mund ta bëjë këtë gjë dhe do ta bëjë më mirë se sa të tjerët”.

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi theksoi se besimin e ndërtojmë përmes të vërtetave dhe fakteve, pra përmes punës.

Për deputeten Belinda Balluku zgjidhja duhet të jetë e dedikuar dhe, leximi duhet të bëhet në disa nivele.

Ndërsa sipas Ogerta Manastirliut duhet të njihen problemet e familjes si dhe problemet e biznesit, problemet e profesionistit por edhe të pensionistit.

Për Arbjan Maznikun, si “Besa” ashtu edhe “Prania besnike” ngrenë një shqetësim që është shumë domethënës, pasi pas një periudhe të gjatë qeverisje ekziston rreziku i erozionit të besimit.

Për Bledi Çucin, ”Besa” është një lloj imponimi që ka ardhur nga shoqëria.

Për Iris Luarasin qeveria prodhon politika, partia ndërton marrëdhënie, qeveria administron shtetin, partia dëgjon njerëzit. “Ndarja është jashtëzakonisht shumë elegante”, shtoi ajo.

Ndërsa Anila Denaj theksoi se dokumenti “Besa” e ka sjellë të plotë atë që është institucionalizimi i asaj që është qendërzim informacioni, unifikim sjellje, analizë faktesh, reagim për fazën që vjen më pas duke marrë edhe masa.

Për ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Erjona Ismailaj fryma e skuadrës nuk mund të krijohet dot nga poshtë lart, por krijohet nga lart poshtë.

Ndërsa ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo tha se ky është një sistem kombëtar i cili duhet të aplikohet në të 12 qarqet e vendit për të kuptuar atë që ndodh në territor dhe për të pasur një panoramë të qartë.

Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi u shpreh se interpretimi i “Pranisë besnike” i ngelet drejtuesit politik, deputetëve dhe kryetarit të partisë në rrethe.

Ndërsa ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni konsideroi si një nga problematikat kryesore, tendencën e vazhdueshme e të përhershme për të mos ndëshkuar mungesën e performancës.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Sezon politik me energji të reja, rritje cilësore e ndërveprimit me qytetarët

Në takimin e zgjeruar dyditor të kryeministrit Edi Rama me ministrat e kabinetit qeveritar dhe drejtuesit politik të Partisë Socialiste…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

“El Pais”: Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë dhe artisti që ekspozon në Paris dhe Nju-Jork

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për gazetën spanjolle “El Pais”, Rama flet për ekspozitën e tij me skulptura bronzi…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Sezon politik me energji të reja, rritje cilësore e ndërveprimit me qytetarët

Në takimin e zgjeruar dyditor të kryeministrit Edi Rama me ministrat e kabinetit qeveritar dhe drejtuesit politik të Partisë Socialiste…