Prezantohen nismat e reja për një administratë moderne në rrugën drejt BE-së

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike, Adea Pirdeni theksoi se prioritet mbetet investimi te kapitali njerëzor, rritja e performancës institucionale dhe përafrimi i administratës shqiptare me standardet më të mira të Bashkimit Evropian.


Në kuadër të Javës së Administratës Publike, e zhvilluar nën moton e ndërtimit të një administrate moderne në shërbim të qytetarëve dhe të procesit të integrimit evropian, u prezantuan nismat kryesore që do të udhëheqin fazën e ardhshme të reformës së administratës publike në Shqipëri.

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike, Adea Pirdeni theksoi se prioritet mbetet investimi te kapitali njerëzor, rritja e performancës institucionale dhe përafrimi i administratës shqiptare me standardet më të mira të Bashkimit Evropian.

Ndër nismat e shpallura spikat forcimi i bashkëpunimit me zyrat e karrierës në universitetet shqiptare, me synimin për të krijuar ura më të forta mes studentëve dhe administratës publike, duke e bërë shërbimin civil një zgjedhje gjithnjë e më tërheqëse për profesionistët e rinj.

Një tjetër zhvillim i rëndësishëm është krijimi, në bashkëpunim me ASPA-n, i Programit të Mirëseardhjes për nëpunësit e rinj civilë.

Ky program synon të lehtësojë integrimin e tyre në institucionet publike, të forcojë kulturën organizative dhe të mbështesë zhvillimin profesional që në ditët e para të shërbimit.

Në funksion të përgatitjes së administratës për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, do të zbatohet gjithashtu një program i ri bashkëpunimi me BE-në për konsolidimin e kulturës evropiane të punës në administratën publike.

Programi do të kontribuojë në rritjen e kapaciteteve profesionale dhe administrative për përmbushjen e detyrimeve që burojnë nga procesi i negociatave.

Në këtë kuadër, do të nënshkruhet edhe marrëveshja me Komisionin Evropian, e cila do t’u mundësojë zyrtarëve shqiptarë të punojnë për periudha të caktuara pranë institucioneve të Bashkimit Evropian, duke përfituar përvojë të drejtpërdrejtë dhe duke sjellë ekspertizë të re në administratën publike shqiptare.

Një tjetër shtyllë e reformës mbetet zbatimi i modelit të ri të organizimit të administratës shtetërore, i miratuar së fundmi nga Kuvendi, i cili synon të rrisë llogaridhënien, të qartësojë përgjegjësitë institucionale dhe të përmirësojë efektivitetin e administrimit publik.

Paralelisht, do të vijojë thellimi i digjitalizimit të proceseve në administratë, si dhe zbatimi i mëtejshëm i reformës së pagave, me synimin për të konsoliduar një administratë publike moderne, profesionale dhe inovative, në shërbim të qytetarëve dhe në përputhje me standardet evropiane.

/Burimi ATSH

Shqiptarët në vendet e Gjirit, mundësi aplikimi për pasaporta dhe karta identiteti në Abu Dhabi

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, në bashkëpunim me kompaninë IdentiTek sh.a., do të organizojë së shpejti një mision…

Global 360

BE: Ligji për parandalimin e pastrimit të parave afron Kosovën me SEPA-n dhe tregun e BE-së

Bashkimi Evropian reagoi sot pas miratimit të ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave në lexim të dytë nga Kuvendi…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqiptarët në vendet e Gjirit, mundësi aplikimi për pasaporta dhe karta identiteti në Abu Dhabi

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, në bashkëpunim me kompaninë IdentiTek sh.a., do të organizojë së shpejti një mision…