Demo: Vijon rehabilitimi i Qendrës Rinore në Lapardha
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, njoftoi se po vijojnë punimet për rehabilitimin e Qendrës Rinore në Lapardha, Bashkia Berat, një investim që synon krijimin e hapësirave të reja për të rinjtë dhe komunitetin.

Demo tha se qendra, pas përfundimit të punimeve, do të shërbejë si një hapësirë për zhvillimin e aktiviteteve rinore, programeve edukative, kulturore dhe sociale.
“Vijon puna për rehabilitimin e Qendrës Rinore në Lapardha, një investim i rëndësishëm që do të krijojë më shumë hapësira dhe mundësi për komunitetin, veçanërisht për të rinjtë e zonës”, u shpreh ministri.
Sipas tij, investimi po realizohet me financim të përbashkët të Bashkisë Berat dhe Agjencisë Kombëtare të Rinisë, në funksion të fuqizimit të të rinjve dhe zhvillimit të jetës komunitare në njësitë administrative.
Demo theksoi se kjo qendër do të kthehet në një pikë të rëndësishme takimi dhe angazhimi për të rinjtë, duke ofruar më shumë mundësi për pjesëmarrje në jetën komunitare.
Burimi ATSH