Rama: Memorandumi me “Eni”-n për krijimin e rezervës strategjike, krijojmë operator të ri në treg
Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se, Shqipëria ka nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi me kompaninë italiane “Eni S.p.A”, me synimin për forcimin e sigurisë energjetike dhe krijimin e kapaciteteve të rezervës kombëtare të furnizimit dhe magazinimit të naftës dhe gazit.

Në episodin e radhës të podcast-it “Flasim”, Rama u shpreh se marrëveshja vjen në një moment kur krizat globale të viteve të fundit kanë ndikuar ndjeshëm sektorin energjetik dhe nevojën për garanci më të mëdha në furnizim.
“Këtë javë hodhëm një hap tjetër të paralajmëruar për të rritur sigurinë energjetike, duke nënshkruar memorandumin me kompaninë ‘Eni’, një gjigant global, për të krijuar kapacitetin e rezervës kombëtare të furnizimit dhe magazinimit të produkteve të naftës dhe gazit”, u shpreh Rama.
Sipas Kryeministrit, bashkëpunimi synon jo vetëm garantimin e rezervës strategjike të vendit, por edhe krijimin e një operatori të ri në treg, i cili do të mbështetet në ekspertizën e kompanisë ndërkombëtare italiane.
Ai theksoi se ky partneritet përfaqëson një investim afatgjatë që do të sjellë më shumë siguri energjetike, si dhe transferim njohurish dhe ekspertize në sektorin e hidrokarbureve.
“Ky partneritet nuk është thjesht një marrëveshje, por një investim afatgjatë që do të sjellë më shumë siguri dhe dije në një kohë kur sfidat energjetike janë gjithnjë e më komplekse”, deklaroi Rama.
Burimi ATSH