Firmoset marrëveshja me ENI-n, Ibrahimaj: Studim fizibiliteti për krijimin e kapaciteteve kombëtare të produkteve të naftës dhe gazit

Në ceremoninë e nënshkrimit ishin të pranishëm Kryeministri Edi Rama, ministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Enea Karakaçi, si dhe përfaqësues të lartë të palës italiane.


Shqipëria dhe Italia nënshkruan sot në Tiranë një memorandum mirëkuptimi që synon forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e energjisë, me fokus rritjen e sigurisë energjetike dhe zhvillimin e kapaciteteve strategjike për furnizimin me produkte hidrokarbure.

Në ceremoninë e nënshkrimit ishin të pranishëm Kryeministri Edi Rama, ministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Enea Karakaçi, si dhe përfaqësues të lartë të palës italiane.

Marrëveshja u nënshkrua nga Ibrahimaj, Karakaçi dhe përfaqësuesi i ENI-t, Claudio Descalzi.

Ministrja Ibrahimaj e cilësoi marrëveshjen një hap të rëndësishëm drejt forcimit të sigurisë energjetike dhe ekonomike të vendit, duke vlerësuar rolin e kompanisë italiane në këtë proces.

Ibrahimaj u shpreh se marrëveshja, e nënshkruar me kompaninë italiane Eni S.p.A., parashikon vijimin e studimit të fizibilitetit për krijimin e kapaciteteve kombëtare të furnizimit dhe magazinimit të produkteve të naftës dhe gazit në Shqipëri.

Projekti synon të kontribuojë në garantimin e sigurisë së furnizimit, mbështetjen e zhvillimit ekonomik dhe forcimin e rolit të Shqipërisë në rajon.

“Qeveria shqiptare ka pasur një vizion të ri për zhvillimin e sektorit të energjisë dhe hidrokarbureve, duke e konsideruar atë jo vetëm një sektor të sigurisë, por edhe një mundësi reale për rritjen ekonomike, konkurrueshmërinë dhe mirëqenien e qytetarëve”, tha Ibrahimaj.

Sipas saj, marrëveshja shënon fillimin e një procesi të rëndësishëm për vlerësimin e potencialit të produkteve të naftës në Shqipëri.

“Përmes studimeve që do të realizohen nga kjo kompani, ne kemi mundësinë të vlerësojmë se si burimet e naftës mund të shndërrohen në një burim vlere të shtuar për ekonominë, për të ardhurat dhe përfitimet që mund të riinvestohen në vendin tonë. Kjo është përtej çështjes së sigurisë energjetike, është një çështje e zhvillimit ekonomik”, u shpreh ministrja.

Ajo deklaroi se, “ambicia jonë është që të krijojmë ekselencë në këtë treg për ta pozicionuar Shqipërinë jo vetëm si konsumatore por edhe si një qendër rajonale të magazinimit, logjistikës dhe tregtimit duke gjeneruar efekte pozitive në sektorë të ekonomisë, të përqendruar në porte dhe transporte”.

“Përmes një grupi pune të përbashkët që do të krijohet menjëherë pas marrëveshjes ne do të bëjmë vlerësime të plota teknike, ligjore e financiare që në harkun kohor të 3 muajve të kemi një ide dhe plan biznesi të strukturuar për një kompani të strukturuar që u përgjigjet nevojave të tregut të brendshëm. Krijimi i kësaj kompanie është me synimin për ta kthyer shtetin në fitimprurës. Duam të krijojmë kompani shtetërore që përdorin kapacitetet shtetërore dhe rrisin të ardhurat në ekonomi”, tha ministrja.

Memorandumi shënon një tjetër hap në thellimin e partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Italisë në sektorin energjetik, në një kohë kur siguria e furnizimit dhe diversifikimi i burimeve energjetike mbeten prioritete kryesore për vendet e rajonit.

Burimi ATSH

Rama: Këshill Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe, rrisim numrin e mësuesve ndihmës

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot krijimin e një Këshilli Kombëtar për fëmijët me aftësi të ndryshe në përbërje të së…

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Këshill Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe, rrisim numrin e mësuesve ndihmës

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot krijimin e një Këshilli Kombëtar për fëmijët me aftësi të ndryshe në përbërje të së…