Fryma e shërbimit ndaj popullit mes atit dhe të birit
Në shtatorin e vitit 2021, sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës (PKK) Xi Jinping bëri një vizitë inspektimi në selinë e Komitetit të PKK-së për rajonin Suide të provincës Shaanxi, ku kishte punuar i ati Xi Zhongxun si lider partiak gjatë viteve ’40 të shekullit të kaluar.

“Duhet të ulemi këmbëkryq me masat popullore”, lexoi ai udhëzimin e babait për kuadrot e atëhershëm partiakë në rajon.
Vendi është populli dhe lufta e PKK-së për çlirim dhe ndërtimin e vendit është edhe luftë për të fituar mbështetjen e popullit.
“Pavarësisht sa i lartë është posti yt, nuk duhet të harrosh kurrë t’i shërbesh popullit me plot përkushtim. Duhet të marrësh parasysh gjithmonë interesat e masave popullore dhe të afrohesh ngushtë me to”, e porositi Xi Zhongxun të birin.
Kjo është një këshillë me dashuri të thellë e një babai për të birin dhe fryma që trashëgohet mes tyre.
Për të parë videon e plotë klikoni këtë link të CGTN